• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona dështon parakalimin ndaj Real: 1-1 në derbin me Espanyol dhe dy kartonë të kuq nga Lahoz

-Instant, Sport, Video
Espanyol



Derbi i Barcelonës mes blaugranave dhe Espanyol përfundoi 1-1 në javën e pesëmbëdhjetë të La Liga. Skuadra e Xavi ruan kreun e renditjes, por me pikë të barabarta me Real Madrid, të dy me 38 pikë. Marcos Alonso i kaloi në epërsi pas shtatë minutash, më pas Barcelona humbi shumë raste dhe Joselu barazoi me penallti në mesin e pjesës së dytë. Në fund ndeshja u bë nervoze me një të përjashtuar në çdo anë, në harkun e dy minutave, për Jordi Alba dhe Vinicius Souza.

Barcelona frenohet në derbin me Espanyol dhe tani ndan kryesimin e renditjes në La Liga me Real Madrid, të dy me 38 pikë. Sapo nisi takimi, Barcelona kaloi në epërsi pas shtatë minutash me Marcos Alonso. Anësori realizoi në një goditje këndi të devijuar nga Christensen. Ishin blaugrana ata që bënë ndeshjen dhe sërish Marcos Alonso iu afrua dyfishimit në minutën e 19. Në minutën e 24 ishte Raphinha ai që ishte afër 2-0, por Barça nuk gjeti golin e sigurisë.

GOL ME GODITJEN E PARË

Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi. Pas pesë minutash Sergi Roberto fshikulloi shtyllën me kokë, ndërsa në minutën e 55 ishte radha e Leëandoëski, por polaku nuk arriti të shënojë. Raste të shumta të humbura nga skuadra e Xavi, që e pësoi në minutën e 72. Espanyol goditi atëherë kur nuk pritej, duke fituar një penallti. Joselu firmosi 1-1 duke ekuilibruar derbin. Një rrufe në qiell të kaltër e loja u bë shumë nervoze. Lahoz nxorri dy të kuq në hapësirën e pesë minutave, një në secilën anë. Fillimisht Jordi Alba në minutën e 78 mori kartonin e dytë të verdhë në pak sekonda. Pastaj Vinicius Souza për një mbajtje në mesfushë. Nerva të tensionuara, arbitri përjashton edhe Cabrerën, por pastaj ndryshon vendim falë ndërhyrjes së VAR. Barcelona provoi sulmin e fundit, por rezultati nuk ndryshoi pas më shumë se 10 minutash shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *