• |
ide | kryesore

I biri akuzohet për vrαsjen e Papës, pezullohet nga detyra polici Dilaver Velo

-Instant, Lajme, Të fundit



Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra. Kjo pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.

“Pas ndalimit të Alban Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.

Policia ka arrestuar Alban Velo, 30-vjeçarin nga Këlcyra me banim në Tiranë si autor i ekzekutimit të Velos. Në kërkim është shpallur një person i dytë, i identifikuar me inicialet  A. B., që sipas policisë është bashkëpunëtor në vrasje.



3 Comments

  1. Shqiptari vret per nder dhe per kanun.Keshtu ka qene me shekuj dhe do vazhdoje te jete. Nuk ka shtet qe e mposht kanunin per sa kohe nuk ka drejtesi dhe polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *