• |
ide | kryesore

Drejtori i burgut të Rrogozhinës pezullohet nga detyra

Lajme, Të fundit



Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo është pezulluar nga detyra. Ky pezullim i tij ka ardhur pas një hetimi të nisur prej Prokurorisë së Kavajës për korrupsion.

Organi i akuzës kërkoi pezullim të Bejos nga detyra, me dyshimin se Bejo mund të prishë provat.

Në krye të këtij institucioni Bejo ishte zgjedhur në janar të vitit 2018. Vendimi u mor prej drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë, u vu në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002. Drejtuesit e këtij insitucioni nuk janë ndërruar shpesh.

IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *