• |
ide | kryesore

Pezullohet nga detyra një zyrtar nga FSHZH e 2 nga Kadastra, në hetim për falsifikim dokumentesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zyrtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe dy të tjerë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë pezulluar nga detyra pasi po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim dokumentesh, pas kallëzimit të një shtetasi. Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj kërkoi në gjykatë pezullimin nga detyra të personave në hetim, dhe më 10 qershor 2022 u pranua nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kujtim Vranica. Personat në hetim të cilët janë pezulluar nga detyra dhe është marrë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje” janë Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili.

Lediana Bardhi ka qenë ish kryeregjistruese në hipotekën e Tiranës dhe është kallëzuar më parë dhe nga KLSH. Raimonda Dashi ka qenë Drejtoreshë e Hipotekës në Durres dhe ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Lames. Thanas Leka punon si drejtor ne Agjensinë Shtetërore të Kadastrës ne Qendër.



2 Comments

  1. Ça thote Artan Lame se nuk ja kemi degjuar me ulerimat ? Do ta mbylli proçesin e legalizimit ne 2052?
    Ulerije dikur pa ardhur ne pushtet , na premtove diellin ne toke sapo erdhe ne pushtet, ne fund tregove se ishe veçse nje hajdut ordiner . Mashtrues qe ulerije dhe kerkoje pushtet se doje te vidhje . Ptuuuuuuuuuuuu …plehra

  2. Perralla me gomar qe fluturojne ….. Ketij prokurorit mediat qene po i bejne shume reklame periudhen e fundit. Eshte prokurori me i paafte dhe me i njeanshem i Prok Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *