• |
ide | kryesore

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Arbërit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sëpatë



Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në Rrugën e Arbrit. Dy nga viktimat janë vëllezër dhe janë identifikuar si Kujtim Istrefi, Murat Istrefi ndërsa e treta është një grua, Lulzime Istrefi. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët bënë të mundur transportin e të plagosurve dhe viktimave në spital.

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *