• |
ide | kryesore

“Anonymous” sulmojnë email-et e zyrtarëve serbë: Ku je kukulla e Putinit

-Instant, Lajme, Të fundit
anonymous



Një llogari në rrjetin Twitter që mendohet se iu përket grupit të hakerave Anonymous pretendon se ka hakuar adresat e qindra zyrtarëve të lartë serbë. Në postimin e fundit, hakerat i drejtohen presidentit Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar atë si një kukull të Vladimir Putin.
“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?”, shkruhet në mesazhin e postuar në Twitter.

Grupi Anonymous nisi sulmet ndaj Serbisë në fund të dhjetorit. Më këtë kohë Beogradi mbështeste barrikadat e vendosura në veri të Kosovës. Grupi i hakerëve ka akuzuar Serbinë se nxit konfliktin me Kosovën në një kohë kur Rusia shpreson se mund të shkëpusë Perëndimin nga Ukraina.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *