• |
ide | kryesore

Hakerat nuk ndalen, publikohen të dhënat për 1 mijë llogari bankare të shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një listë e re me emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve si dhe të dhënat e tyre janë publikuar sot nga hakerat iranianë. Bëhet fjalë për të dhënat bankare, gjendja e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat e HomelandJustice publikojnë të dhëna mbi qytetarët shqiptarë, pasi kujtojmë se më parë janë publikuar të dhënat mbi zyrtarë të ndryshëm si ish-kreu i SHISH dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe udhëtimet me avion të kryeministrit Rama.



7 Comments

  1. Te dhënat për gjëndjen e parave në bankë a perbejnë të dhëna sensitive ? Apo edhe këtë do ta relativizojë KM , si targat , Id , pagat , adresat etj … Sigurisht … bankat jane private do dalë të thotë duke shmangur si gjithmonë pergjegjsinë e shtetit për të garantuar me mekanizmat e vet sigirinë e shtetasve të vet …

  2. Nuk i pa njeri qe ishin nga Banka Credins? Po si ka mundesi qe i kane marre?

    Gjithashtu, ne listen e milionereve dalin disa individe qe nuk figurojne ne sipermarresit e njohur publikisht:

    Artur Bare
    Egi Santo
    Zamira Qorri
    Argjir Cuko
    Armando Harizaj
    Artur Kadareja
    etj.

    Qe nje sipermarres per sigurine eshte ne krye te listes, eshte dicka shume interesante.

    1. Egi Santo eshte i biri i te ndjerit Artan Santo ,zoteron 2.87% te aksioneve te bankes Credins + 2.87% te tjera e motra Emi.
      Merr dividend cdo vit normale qe ka ato vlera …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *