• |
ide | kryesore

Mourinho trajneri i ardhshëm i Brazilit, e zbulon Carlos Alberto: “Më kërkoi të jem asistenti i tij”

-Instant, Sport
Carlos Alberto



José Mourinho duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Pas Botërorit 2022 në Katar, Tite dha dorëheqjen dhe drejtuesit e federatës kërkojnë një emër të madh për të synuar Kupën e Botës së ardhshme. E sipas asaj që mësohet, i përzgjedhuri duhet të jetë Special One. Sipas Carlos Alberto, ish-mesfushori brazilian të cilin Mou e ka stërvitur te Porto, portugezi është një kandidat serioz për pankinën e Selecao: “Nuk duhet ta them, por do t’ju jap një informacion. Ndoshta Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Nuk mund të them se nga vijnë këto informacione, por ai më kërkoi të jem ndihmësi i tij”.

38 vjeçari Carlos Alberto, duke folur në podcastin Mundo GV, shtoi: “Nëse një trajner i huaj zëvendëson Tite, ai do të jetë Mourinho ose Guardiola. Mou është një lider që nuk është aspak arrogant. Pavarësisht se njerëzit nga jashtë e shohin të tillë. (Kur ishim në Porto, red.) Ai i kushtonte shumë vëmendje nevojave të lojtarëve. Një herë në javë mblidhte gratë dhe nënat tona sepse donte të kuptonte se si ishte puna në familje, nëse kishte probleme në shtëpi. Ai shqetësohej për gjithçka”.

POZICIONI I MOURINHO

Mourinho ka një kontratë me Romën që skadon më 30 qershor 2024. Verdhekuqtë do të dëshironin të zgjasin marrëveshjen, por çdo diskutim i mëtejshëm nuk do të trajtohet para fundit të sezonit. Sidoqoftë, vullneti i trajnerit duket se është të vazhdojë të drejtojë një klub, të paktën deri në fund të afatit që ka me Romën.

Praktikisht e njëjta situatë, që e ndaloi të ulet në pankinën e Portugalisë. Edhe pse Federata luzitane e kishte identifikuar si njeriun e duhur për të vazhduar punën e Fernando Santos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *