• |
ide | kryesore

Ali Ahmeti pas darkës me Ramën: Lëvizja Besa tregoi papjekuri politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ali Ahmeti



Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai tha se çështja kryesore e bisedës kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Punë e lodhshme është bërë pas krahëve, por shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE, për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona.

U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standardeve perëndimore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme sa u takon shqiptarëve” – tha Ali Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie treguan papjekuri politike.

“Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike. Nuk duhet t’i ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti. Në takim përveç Ahmetit ishte edhe Arben Taravari nga ASH, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaçi nga PDSH. Takimi ishte në formatin e një darke joformale.

Nuk mund të mos jetë folur në këtë darkë edhe për ngërçin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që RMV i lindën pas marrëveshjes me Bullgarinë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Futja ne Europe do ndale largimin?! 😂 Po çne?! Ça do permiresoje hajduti i droguar?! Do rrise rrogat gje?! Lesh, ai do te dukeni te bashkuar sepse ashtu keni me shume peshe qe ai te thithe fonde.. nuk i jep askush me sepse borxhin nga 76 % te GDP qe ishte ne 2013 e ka cuar 107% dhe nuk ka rritur as rrogat, asgje vetem sa u ka vene litarin ne fyt kujt ti dali para! Do Zoti nuk i japin me fonde BE se nuk ka limit! 8 miliarde do ti beje 10 ato qe ka vjedhur vete popullit!

  2. nipi i pilos,antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave.kelysh i bindur i ndyresis sorros e nipit te cubriloviqit.

  3. Eshte gje e mire kur i sheh politikanet shqiptar kudo qe jane ne nje tryeze. Bashkepunimi sjedh vetem zhvillime pozitive per shqiptaret.

  4. Perse kane nevoje partite shqiptare ne Maqedonine e Veriut qe here pas here t’i mbledhe Rama ne prag fushatash elektorale ketej e andej kufirit ?!

    Qe Tirana zyrtare e ka detyre te punoje per shqiptaret ne rajon apo neper bote, kjo eshte norme kushtetuese per gjithe politikanet, por qendrimi i Rames ndaj Kosoves e ben te panevojshem manifestimin e “unitetit kombetar” me qytetaret e vendeve fqinje.

    Kur mungon bashkepunimi e mirekuptimi mes partive politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedonine e Veriut, keto davete jane thjesht fasade e ne sherbim te Rames, per t’u shitur si lider i shqiptareve ne rajon tek nderkombetaret.

    Takimet e burrave te katundit jane sa pa vlere, aq edhe qesharake per shqiptaret qe e kane te verteten perpara syve…

    Mjaft me kete teater te shemtuar politik dhe seicili te beje detyrat e tij ndaj vendit te vet, ne menyre qe bashkepunimi te jeté i dobishem dhe i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *