• |
ide | kryesore

Aksident rrugor në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin dhe largohet me shpejtësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e spitalit rajonal të Vlorës, ku një mjet në ngjyrë jeshile ka përplasur një person i cili po kalonte rrugën.

Pas aksidentt, mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende, ndërsa policia po heton në vendin ku ndodhi aksidenti për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.  Këmbësori i cili mbeti i lënduar nga përplasja u transportua me urgjencë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *