• |
ide | kryesore

Refuzoi të luftonte kundër Ukrainës, ushtari rus dënohet me 5 vite burg

-Instant, Lajme, Planet



Një 24-vjeçar është dënuar me pesë vite burg pasi refuzoi të luftonte kundër Ukrainës, sipas zyrtarëve rusë, shkruan skynews.

Marsel Kandarov nuk u paraqit në detyrë në maj 2022 pasi ai “nuk donte të merrte pjesë në operacionin ushtarak special”, njoftoi shërbimi i shtypit për gjykatat në rajonin e Bashkortostan.

Ai u gjet në shtator dhe qëndroi para një gjykate ushtarake. Gjykata tha se  Kandarov kishte shmangur shërbimin ushtarak gjatë mobilizimit për më shumë se një muaj.

Vladimir Putin kishte urdhëruar mobilizimin e 300,000 rezervistëve në fund të shtatorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *