• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Jeremy Renner

Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të, Jeremy Renner.

Një burim ka treguar për ‘People’ se ai  është duke u rikuperuar pas aksidentit të tmerrshëm të Vitit të Ri.

Aktori është shtruar në spital që nga 1 janari, kur u transportua me helikopter në një qendër mjekësore lokale. Sipas një deklarate nga përfaqësuesi i tij, ai pësoi “traumë në gjoks dhe lëndime ortopedike”, dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent të nesërmen.

Që atëherë, fansat dhe miqtë e famshëm si Evangeline Lilly, Hailee Steinfeld dhe Chris Hemsworth i kanë uruar shërim Jeremy në rimëkëmbjen e tij, me Lilly duke shkruar në Instagram se Renner ka qenë “gjithmonë një nga njerëzitmë të vërtetë që kam takuar ndonjëherë në Hollywood”.

Nga ana tjetër, aktori ka reaguar për herë të parë rreth ngjarjes në disa postime në rrjetet sociale. “Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira. Faleminderit ekipin e njohur mjekësor të ICU për fillimin e këtij udhëtimi”. Jam shumë i ngarkuar tani për të shkruar. Por ju dërgoj dashuri të gjithëve.”/ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *