• |
ide | kryesore

Louis Vuitton nxjerr bllof Ramën: Çanta me flamurin shqiptar nuk u krijua nga ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Louis Vuitton



Në fillim të janarit 2023, kryeministri Rama bëri një postim që preku ndjenjat patriotike të të gjithë shqiptarëve, kur shpërndau foton e çantës me flamurin shqiptar, duke e servirur si prodhimin më të ri nga shtëpia prestigjoze e modës Louis Vuitton. Por përgjigjja që Faktoje mori pas një komunikimi me Louis Vuitton përgënjeshtron pretendimin e kryeministrit, i cili njihet tashmë për propagandimin përmes dizinformimit.

Në 7 janar 2023, kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një çantë me motive të flamurit kombëtar shqiptar, me përshkrimin “Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton”.

Postimi në Facebook i kryeministrit Rama
Postimi në Facebook i kryeministrit Rama

Ky postim i kryeminisrit, në ditët e para të janarit, u bë virale dhe u ripostua jo vetëm nga portalet, por edhe nga shumë ndjekës.

Për të verifikuar këtë pretendim, “Faktoje” iu drejtua me anë të postës elektronike shtëpisë së modës Louis Vuitton më 10 janar.

Në përgjigjen zyrtare, më 13 janar, një përfaqësuese e Louis Vuitton i shkruajti Faktojes duke saktësuar se “krijimi është nga një palë e pavarur dhe nuk është pjesë e katalogut” të tyre.

Përgjigjia e Louis Vuitton
Përgjigjia e Louis Vuitton

“Ju lutem jini të informuar se produktet tona shiten ekskluzivisht në dyqanet Louis Vuitton, që janë në pronësi dhe me staf të Louis Vuitton, si dhe përmes faqes zyrtare online të Louis Vuitton. Blerja me anë të këtij rrjeti shpërndarës ekskluziv është mënyra e vetme që klientët të sigurohen se produkti i tyre është autentik. Ne nuk mund të komentojmë mbi apo garantojmë autenticitetin e produkteve të blera tjetërkund,” shpjegon më tej përgjigjia e shtëpisë së modës.

Një kërkim pak më i thelluar mbi këtë dizajn, zbulon se ai ekziston prej së paku 4 vitesh.

Në fakt, ajo ishte pjesë e një koleksioni të limituar të vitit 2018 nga marka JAY AHR e stilistit Jonathan Riss, që përfshin thuajse 130 flamuj nga shtete të ndryshme të botës. Çantat e këtij koleksioni janë çanta vintazh Louis Vuitton, të ripërdorura nga Jay Ahr.

Kështu, çanta e dizenjuar me flamurin shqiptarnë fjalë nuk është e re, ajo ka ekzistuar që në vitin 2018. Për më tepër, ajo nuk është hedhur në treg dhe nuk mban autorësinë e shtëpisë së modës Louis Vuitton, por është një ripunim i firmës JAY AHR mbi një çantë klasike LV.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama bëhet përçues i keqinformimit.

Në 16 shtator 2022 Faktoje përgënjeshtroi pretendimin se Zvicra do të dënonte qytetarët e saj me burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, siç deklaroi Rama në 8 shtator, dhe Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në 14 shtator. Një ditë pas botimit të këtij artikulli, Rama kërkoi ndjesë që kishte “rënë viktimë e një informacioni jo të plotë dhe të saktë”.

Në 14 tetor 2021 Faktoje publikoi një artikull mbi deklaratën e kryeministrit Rama se Britania kishte bërë një plan për kufizimin e energjisë. Por një përgjigje nga qeveria britanike për Faktojen e rrëzonte këtë pretendim.

Në 29 shtator 2021 një tjetër artikull i Faktoje, ku përfshiheshin edhe përgjigjet nga qeveria gjermane rrëzoi një tjetër pretendim të kryeministrit në lidhje me agjencinë e mediave si një model i suksesshëm gjerman.

Në 21 mars të 2020 Faktoje verifikoi një video të shpërndarë nga kryeministri Rama duke iu referuar si ndërhyrje e policisë spanjolle për të shpërndarë njerëzit gjatë pandemisë. Videoja i përkiste zhvillimeve në Alegjeri dhe nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë./Faktoje.al



17 Comments

  1. Nje Kryeminister, me nje deshira te parezistueshme per te promuovuar Shqiperine dhe shqiptaret, paska postuar nje cante te personalizuar te Louis Vuitton.

    Dhe ku qendron problemi ketu?!

    Sa reklame iu be Shqiperise nderkohe?!

    Vete Lapsi.al, sa leke po fitoni nga klikimet?!

    Beri keq Rama?! Jo, vete mire! Me ato menyrat e tij!

    Faleminderit Edi Rama!

    1. O Palikaris sufllaqexhi, te gjithe duan ta promovojne vendin e tyre, po askush nuk genjen si ky drogaxhi

  2. Jo nuk bie lehte pre e misinforminit ai por doqe te hape vete misinformime.Populli,qe ende pas kaq shume vitesh nuk ka pare gje akoma mire ti behet. Pas tre muajsh ai do kendoje prape si kendes mbi plehun shqiptar te 14 majit po prej ketij mileti qe si e shtyjne muajin me leket qe marrin kur cmimet jane njelloj si ne USA mire ti behet.Sipas kokes festen – thonin te paret.

    1. Por ca ke mor pjella ime?!

      Ca te shqeteson?!

      Qe Kryemininistri i vendit tend promuvoi vendin e tij e tendin?!

      Bej seks qe te lirohesh! Nqs. nuk ke mundesi te besh seks me dike tjeter, bjeri me dore te pakten!

      Degjo me vemendje keshillat e babes/nenes tende hermafrodite.

      1. Palikaris arsyetimet e tua me bindin qe je nje QENIE E SHPIFUR DHE PA DINJITET,PRAKTIKISHT NJE BYTHELEPIRES TIPIKE E JUGOREVE KOMUNIST , QE KUR JANE NE PUSHTET BEHEN POLICE , NE OPOZITE KONTRABANDISTE DROGE DHE QENIESH NJERZORE .
        Kerko te rritesh pak nga aspekti njerzor , na e shpife fare me bythelepirjen tende ndaj kryeministrit .💩💩

        1. Njerezit e medhenj flasin per ide, njerezit e mesem flasin per ngjarje, njerezit e vegjel flasin per te tjeret.

          – Platoni

  3. Tipike, vete genjen e vete beson ate qe genjen.
    Ca problemi ka? Ta thojn hapur qe jemi plot me mut dhe skeni ca tna beni.

  4. Gruja e bilalit muhabet cantash, brekesh, sytjenash, zbutes vrimash,
    Lares pidhi. Pickela duhet mbajtur o gra!
    Spiropicka dhe ylli i parlamentit vasilika palikaris do jene promovueset e cantes per buçet.

  5. gregor kari e ka mare kete emer perpara 91.perse evidentoj kete fakt.nje nga kelyshet e sorros quhet gregor.kjo tregon se lidhjet e ketyre me sektin satanik kane lidhje qe ne vitet e diktatures.familjes koleka nuk iu prek as qimja,dhe cuditerisht nje gomar i familjes se tij sot dhunon shqiptaret.fakt qe asnje nuk e thot.

  6. jeni kaq te fiksuar pas Rames, sa keni Ramen ne cdo artikull kari qe shkruani, ose i shkruani artikujt e karit vetem per te shkruar per Ramen

  7. Rama me çantën fake Vuitoni u shnderua ne agjent shitjesh online, sepse pas tij nje “turist” shqiptar na njoftoi ne media qe kjo çantë shitej 9 mije euro ne Londer e Paris.

    Shqiperia duhet pasqyruar nga KM me arritjet e tij e jo me flamurin 6 shekullor, si te ish nje tribu indigjene ne Amazone…

  8. Patriotizem me çanta, qesharak, cinik nga pseudopatriot, do thoshte Rama po ta bente dikush tjeter ketej lloj promovimi. Ndaj ne kushtet e hiçqeverisjes me e pakta qe mund t’i themi: Je nje pseudopatriot, zoti Rama. Shqiptaret po ikin, administrata eshte mbushur me plelaxhinj te korruptuar dhe nuk ke as incenerator te riciklosh pisllekun.

  9. Lapsi.al eshte nje fole e dizinformimit pasi ka urrejtje patologjike per gjigandin Edi Rama Zaten nje portal qe paguhet nga Salih Non Grata

  10. Para disa viteve u shiten ora dore me foton e E Hoxhes per te bere ca para me shume PS dhe per te pare sa ishte perkrahja ne popull Sot po shiten me shqiponja ,besoj eshte e njejta strategji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *