• |
ide | kryesore

Nuk do të mungojnë ‘flokët’ e dëborës, moti për ditën e sotme

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqiperia përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit. Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokeve të dëborës në zonat malore.  Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të
gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në mëngjes POR mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa 

Gadishulli Skandinav , mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraiten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore, ku reshjet e shiut do të jenë edhe me intensitet të lartë. Po_ashtu nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta do të jenë brigjet e detit të Zi. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Kosova

Republika e Kosovës karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri vonë pasdite kur shfaqen vranësira të shpeshta, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit vijojnëtipike të dimrit, por prania e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, republikës së MV kthjellimet dhe vranësirat e lehta paraqiten në pjesën e parë të ditës. Ndersa orët e pasdites do të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë MV, por nuk do të ketë reshje. Tempertaurat e ajrti do të jenë të ulëta gjatë orëve të mëngjesit ku minimalja zbret deri ne -3 gradë C, ndersa mesdita do të regjistrojë vlera deri në 10 apo 11 gradë C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *