• |
ide | kryesore

Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet

-Instant, Lajme, Të fundit
monika kryemadhi



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja. Në një bashkëbisedim me gazetarët Kryemadhi ka publikuar një material ku sipas saj vërtetohen shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Nëpërmjet provave të reja, Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve.

Ajo shtoi më tej se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës.

“Kryeministri deklararoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia. Nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra. Për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj të dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që zotohet kryeminstri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë. Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton”, tha Kryemadhi.

 



1 Comment

  1. ne te gjithe boten paguhet dhe me shume per perpunimin dhe groposjen e plehrave o kurve hajdute Te shkerdheshim duke te genjyer me karamele te Shallvaret dhe po ajo kurve ke ngelur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *