• |
ide | kryesore

Vettingu, Apeli lë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin Andi Civici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra e gjyqtarit të Apelit Civil, Andi Civici. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e ka marrë këtë vendim ka qenë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 243, datë 04.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andi Civici. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.01.2023.” – thuhet në vendim. Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u shkarkua nga detyra lidhur me problemet që iu gjetën në vlerësimin e kriterit të pasurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *