• |
ide | kryesore

Arrestohet farmacisti që ngacmoi gruan që kërkonte të kryente abort

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop”, policia e Tiranës ka arrestuar farmacistin që ngacmoi një grua e cila kërkonte të kryente abort përmes pilulave.

Uniformat blu bëjnë me dije se se është vënë në pranga farmacisti H.R. 53 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale kontrabandë me mallra të tjera, tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë dhe fshehje të të ardhurave.
Në denoncimin e emisionit investigativ përmes kamerës së fshehtë, një qytetare u paraqit në farmacinë e 53-vjeçarit. Ajo kërkoi një ilaç për të bërë abort.

E infiltruara e ‘Stop’ tha se nuk kishte një recetë nga mjeku për pilulën. Ky ilaç shitet nën dorë në mënyrë ilegale. Farmacisti 53-vjeçar i tha qytetares se do të pyeste në depo e do t’i kthente përgjigje për të marrë këtë pilulë. E teksa gjatë kësaj kohe priste të vinte ilaçi, farmacisti ngacmoi dhe puthi gruan e cila kërkonte të bënte abort.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *