• |
ide | kryesore

Jep rezultat ilaçi i ri kundër kancerit që zëvendëson kimioterapinë

Arkiva, Lapsi Leaks
kancer



Disa fëmijë me kancer po marrin një lloj të ri trajtimi me ilaçe shumë më pak toksik se kimioterapia. Arthur, 11 vjeç është një nga të parët që e provoi atë, në spitalin Great Ormond Street të Londrës ku po trajtohej për kancerin e tij në gjak. Familja e tij e quan terapinë “pak dritë dielli”, pasi funksionoi pa e bërë Arthurin të ndihej shumë më i sëmurë. Dhe për shkak se mund të jepej jo vetëm në spital, ai kaloi më shumë kohë në shtëpi me familjen e tij, duke shijuar më shumë nga ajo që do.

Blinatumomab ose “Blina” ishte opsioni i vetëm i vërtetë për Arthurin, pasi kimioterapia e tij kishte dështuar në pastrimin e të gjithë kancerit dhe e kishte lënë atë shumë të dobët. “Blina” tashmë është e licencuar për të trajtuar edhe të rriturit me kancer dhe ekspertët shpresojnë të tregojnë se mund të ndihmojë në mënyrë të sigurt edhe fëmijët.

Rreth 20 qendra në mbarë Mbretërinë e Bashkuar po e përdorin atë për fëmijët me leuçemi limfoblastike akute të qelizave B. Ilaçi është një imunoterapi që kërkon qelizat e kancerit në mënyrë që sistemi imunitar i trupit t’i njohë dhe shkatërrojë ato. Në këtë mënyrë qelizat e shëndetshme mbeten të paprekura, ndryshe nga kimioterapia.

Blina mbahet në një qese me lëng e administruar përmes një tubi të hollë plastik që lidhet në një venë në krahun e pacientit për shumë muaj. Një pompë që funksionon me bateri kontrollon se sa shpejt ilaçi rrjedh në qarkullimin e gjakut. Një qese mund të zgjasë disa ditë.

Arthur with his blina backpack

I gjithë kompleti mund të mbahet në një çantë shpine më të vogël se një libër shkollor A4, duke e bërë atë plotësisht të lëvizshëm. Për Arthurin, kjo do të thoshte se ai mund të bënte edhe gjëra të tjera, si të luante në lisharës në park teksa merrte trajtim. Ndryshe nga kimioterapia e tij intensive, e cila gjithsesi kishte ndalur së funksionuari, kjo nuk e bën atë shumë të dobët për të shijuar ditët e tij.

Ashtu si pacientët e tjerë me “Blina”, Arthurit iu dhanë ilaçe për të zvogëluar mundësinë e reaksioneve serioze ose efekteve anësore përpara se të fillonte tratimin. Në fillim, ai kishte pak ethe dhe duhej të qëndronte në spital për kontrolle. Por më vonë, ai mundi të kthehej në shtëpi.

Arthur with his parents during his chemo

Çanta e shpinës qëndron vazhdimisht me Arthurin, madje edhe në shtrat dhe megjithëse pompa bën zhurmë, ai mund të flejë mirë gjatë natës. Chemio kishte qenë i fortë për Arthurin dhe kalimi në “Blina” ishte një lehtësim, tha nëna e tij, Sandrine.

“Doli krejtësisht jashtë kontrollit. Ne po jetonim në një sfidë të vazhdueshme pasi trupi i tij po goditej nga ilaçi. Ne po e trajtonim duke e bërë të ndihej më keq” – tha ajo. Arthurit iu desh të kthehej në spital çdo 4 ditë në mënyrë që mjekët të mund të mbushnin kompletin e Blinës, por ishte në gjendje të menaxhonte trajtimin në shtëpi pjesën tjetër të kohës.

Në fund të prillit 2023, Arthur bëri operacionin përfundimtar për të hequr tubin nga krahu i tij. “Ishte një hap i madh. Ai ishte i lirë” – tha Sandrine. Mjekët thonë se Blina mund të zëvendësojë pjesë të mëdha të kimioterapisë, ndoshta deri në 80% të saj. Rreth 450 fëmijë në vit në Britani të Madhe diagnostikohen me llojin e kancerit të Arthurit.

“Kimioterapitë janë helme që vrasin qelizat leuçemike, por gjithashtu vrasin dhe dëmtojnë edhe qelizat normale dhe kjo është ajo që shkakton efektet e tyre anësore. Blinatumomab është një trajtim më i butë dhe më i këndshëm” – thotë mjeku hematolog pediatrik Prof. Ajay Vora.

Arthur at home playing violin

Një tjetër ilaç për imunoterapi, apo terapinë e qelizave T të receptorit kimerik të antigjenit (CAR-T), është gjithashtu i disponueshëm kohët e fundit. Por ai është më i shtrenjtë se Blina dhe qelizat e pacientit duhet të merren dhe më pas të ndryshohen në laborator përpara se të kthehen si ilaç, gjë që kërkon kohë. Falë gjithë trajtimit, kanceri i Arturit tashmë është zhdukur.

“Për Vit të Ri zbuluam se Blina kishte funksionuar dhe nuk kishte kancer të mbetur dhe kjo ishte thjesht e mahnitshme. Kështu patëm një festë të dyfishtë” – thotë Sandrine. ©BBC, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *