• |
ide | kryesore

Kërkohet nga Italia për trafikim droge, arrestohet në Durrës 32-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Durrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili kërkohet ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge. 32-vjeçari A. L., është arrestuar provizorisht për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Të riut i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e tij drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *