• |
ide | kryesore

VIDEO/ Regjisori i “Kumbarit” përshëndet shqip: “Mëngjesi”, kështu thoshte gjyshi im!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Francis Ford Coppola është një nga regjisorët më të mëdhenj të botës. Ai është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Now”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet Oscar.

Mbrëmë, Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Bie në sy, se sa Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppola-s vendosur në një supër fermë me hardhi në Kaliforni, regjizori i madh i thotë: “Mëngjezi.” “Mëngjezi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Por nuk e di se çfarë do të thotë kjo?”

– “Domethënë se nuk ka njeri këtu (qesh)…kështu thoshte gjyshi im kur ia uronte mireseardhjen” – sqaron Francis Coppola…

– A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak. Fraza “Mëngjezi” gjendet midis sekondave 20 dhe 30 të videos, pra në fillim fare.



3 Comments

  1. Nuk perben tashme asnje cudi qe shume nga italianet e jugut te jene arbereshe.
    Dallimi eshte se tani ka me shume media dhe ai qe e pranon boterisht pa komplekse, ben edhe jehone.

    Te tjere do ta pranojne. Nuk mohohet gjaku e prejardhja (Perjashto bolsheviket dhe internacionalistet komuniste)!

  2. Nuk ngelet te huaj,sidomos me fame, pa e bere shqiptar, a thua se do permisoni rracen, se imazhin j’ua rregullon Ripjellja. Boll me keto karlliqe ,ska nevoje sa te lashte e te zgjuar jemi ,mjafton si pellazgete shohim Bathoren, Tirones , Durrsin e etj per te kuptuar kush jemi e sa deshire kemi te mburremi me C(K)oppola e shoke te tij. Tashi, ky zoteria ka qene ne shqiperi 2011, dhe media vari karse mund te gugellonte ca,sic eshte vigjelente me Ollen Fifin,Kikin,Cicin,Te Kthjellen e kurvat qe hajne mut ne Dubai, Kur erdhi ishte nje festival filmi ne Durres dhe kur foli per publikun tregoi si e beri karrierenm e qe kishte qef te kishte nje shtepi ne Jug te shqiperise,buze Jonit. As permendi “miremengjesin” e as gjyshin, por si gjithkush i huaj e ka rrujt nai llokem nga ky vend,per efekte nga me te ndryshmet. Ene ktij i duhet me sjell ca pare ketej duke marr pasaporten e ble shpi, se jeta eshte bo e veshtire ketej nga Amerika, pranej mos hani mut kot me keto nacionalizmat prejardhjen. Edrama po pajis me pasaporta shqiptare pasaniket,kriminelat,vrasesit, mjaftojne te sjellin paret ne shqiperi,kshu ca kushton regjizorit te sajoj nje flm me metrazh 2 min per karat shqiptar.

    1. NUK po ben njeri shqiptar me zor askend, o xhaje!
      Po shprehen VETEM ATA QE JANE ME ORIGJINE ARBRESHE APO SHQIPTARE!!!
      T’fala momes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *