• |
ide | kryesore

Video/ Patrick merr në shtëpi topin e Bylis: tregolësh i brazilianit dhe Tirana kthehet e para

-Instant, F1, Sport, Video
Patrick



Katër gola për vendin e parë dhe një super Patrick, që premton për mirë edhe në rast se largohet Xhixha. Tirana triumfon me poker përballë Bylis dhe parakalon Partizanin në krye të renditjes. 4-1 në javën e 17 të Superiores me tregolëshin e brazilianit dhe penalltinë e Florent Hasanit. Bylis, asnjëherë në ndeshje, ngushtoi diferencën provizorisht me Kaçorrin. “Që kur u futëm në stadium ndjeva se kishim humbur, i mbivlerësuam shumë – pranoi Arjan Bellai, tekniku i ballshiotëve-. Dy herë gabuam me topin dhe na kapën pas shpine. Bëmë gabime amatorësh, i dhuruam gola në mënyrë amatoreske. Kur merr tre gola në pjesë të parë ske çfarë të thuash… Kur je i ri dhe luan në një stadium të madh emocionohesh”.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Hasanin i cili realizoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Një gol që demoralizoi plotësisht kundërshtarin, që u dominua nga bardheblutë. Goli i dytë për të besuarit e Orges Shehit mbajti firmën e brazilianit Patrick. Në minutën e 27’ sulmuesi i vetëm me portierin, shënoi me një qetësi të admirueshme. Në minutën e 30’ Patrick shënoi një supergol, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0. E djathta e brazilianit lëshoi një trajektore të pakapshme nga portieri i Bylis.

Në pjesën e dytë, Bylis u duk se dëshironte të tregonte dicka më shumë se thjesh një prezencë në shtëpinë e Tiranës. Kaçorri shënoi golin e vetëm për ekipin e tij duke shkurtuar diferencën në 3-1. Por në minutën e 71’ Patrick vulosi sfidën me tregolëshin personal. Topi i ndeshjes në shtëpi për brazilianin, që udhëheq Tirana në krye të renditjes me 31 pikë. Bardheblutë shkëputen +1 nga Partizani, ndërsa Bylisi pozicionohet në vendin e 8′ me 17 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *