• |
ide | kryesore

Ekzekutoi një shtetas grek dy ditë më parë për pazare drοge, shpallet në kërkim Izbi Çaushi

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritet greke kanë shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje, 38-vjeçarin Izbi Çaushi. Sipas policisë greke, Çaushi është ekzekutori i një shtetasi grek dy ditë më parë në Kalamata. Policia sqaron se Çaushi ekzekutoi shtetasin grek i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, pas mosmarrëveshjes për trafikun e drogës.

Fillimisht, Çaushi së bashku me Aleksandër Koton, 22 vjeç,u përleshën me viktimën. Më pas ata nxorrën armën dhe e qëlluan ndaj tij. Pak minuta më vonë Koto u arrestua dhe pranoi krimin. Ndërkohë Izbi Çaushi mundi të largohet duke braktisur automjetin e tij në periferi të qytetit të Kalamatës.

Së bashku me Koton u arrestuan edhe dy shtetas grekë,të cilët pranuan se i kishin dhënë Çaushit ushqime dhe rroba për tu mos u njohur prej policisë e cila kishte përshkrim të autorit, por jo të dhënat e tij. Policia greke thotë se ka në vijim një operacion për gjetjen e Çaushit, madje fotot e tij u janë dërguar të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të vendit. Izbi Çaushi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *