• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Rritet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, 15 banesa të ‘rrethuara’ nga uji

-Instant, Lajme, Të fundit
Moti i keq/ Rritet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër



Moti i keq me reshje të dendura shiu ka sjellë probleme në disa zona të vendit. Një nga qytetet më të prekura është ai i Shkodrës. Në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur me 60 hektarë. Në përditësimin e bashkisë thuhet se ka shkuar në 1400 hektarë sipërfaqja e tokës e përmbytur.

Në Oblika njoftohet se ujësjellësi është jashtë funksionit. Ndërkohë ka prezencë uji në oborre në 15 banesa në fshatin Obot. Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit në lumenj e liqene.

Njoftimi:

Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie  me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie  prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023

Në rrugën e Obotit po operojnë  dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *