• |
ide | kryesore

Shakira dhe Pique si një telenovelë spanjolle

Paparazzi, Slider



Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira ishte një nga historitë më të famshme të vitit 2022, pasi futbollisti e tradhtoi këngëtaren dhe u largua nga familja e tij.

Megjithatë, tani thuahet se Pique mund të jetë përpjekur të rikthehet me Shakira-n pasi u pendua për vendimin e tij.

Në fakt, hiti i fundit i këngëtares, ‘BZRP Music Sessions #53’, e ka lënë të kuptohet me vargun që thotë “Nuk do të kthehem tek ti, edhe nëse qan apo lutesh”.

Një raport nga gazetari i Univision, Jordi Martin i ka shtuar më shumë këto thashetheme.

Ai pohoi se burime pranë Shakirës kanë deklaruar se futbollisti vendosi t’i jepte fund lidhjes në prill të vitit 2022, por një muaj pasi u largua nga shtëpia e familjes ai u përpoq ta bindte Shakira-n të harronte gjithçka dhe të kthehej në normalitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *