• |
ide | kryesore

Shqiptari humb jetën në Itali/ Rrëshqet dhe përfundon në kanal, gjendet i pajetë

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 53-vjeçar shqiptar humbi jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë një aksident. 53-vjeçari Gëzim Muho rrëshqiti në një kanal teksa po kthehej në shtëpi.


Muho punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille. Viktima u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet. Mbetet ende e paqartë nëse vdekja ka ndodhur për shkak të një problemi shëndetësor apo nëse ka qenë e mëvonshme dhe e shkaktuar nga rrëshqitja.


Muho prej disa kohësh ndodhej në Itali dhe jetonte i vetëm jo shumë larg vendit ku ndodhi aksidenti. 53-vjeçari shqiptar përshkruhej si një person tepër sociale e pëlqehej shumë nga punëdhënësit dhe kolegët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.