• |
ide | kryesore

“Duam Europën, është objektivi ynë”: Mezani nuk ndalet i entuziazmuar nga Ujka e Babatunde

-Instant, Sport
Babatunde



“Skuadra reagoi, shënoi dy gola të shpejtë, duhet të përmirësohemi se po pësojmë gola standard. Duhet ti gëzohemi kësaj fitore dhe të rikuperojmë gabimet”. Tekniku i Laçit, Gentian Mezani, nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren e arritur me përmbysje 4-3 ndaj Teutës. Bardhezinjtë kanë shënuar edhe me mesfushorët Ujka e Babatunde e piëkrisht kjo e ka bërë edhe më optimist teknikun. Në dy nga tre daljet e fundit, Laci kishte lënë shenjë vetëm me Vasil Shkurtajn: “Ka shënuar Babatunde, Ujka, është shumë mirë kur shënojnë disa lojtarë, Shkurtaj na ndihmon shumë. Unë mendoj që në vijim do ti shohim me vëmendje gabimet që kemi bërë në këtë ndeshje. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Në vendin e 5 me 26 pikë, me të drejtë tashmë Mezani fillon të mendojë larg për Lacin e tij. “Europa Ligë është synimi ynë, por duhet ti marrim ndeshjet me radhë. Nuk duhet të kalojmë në eufori. Do ta vlerësojmë ndeshjen me Partizanin, por ne do rikuperojmë gabimet disi dhe kemi akoma punë përpara. Nuk na falet më asnjë ndeshje, kemi lënë shumë pikë që nga fillimi i kampionatit” e mbylli Mezani.

MARTINI: “MENDUAM SE FITUAM PARA KOHE”

Nuk gjen paqe Edi Martini, pas humbjes 4-3 në Lac. Tekniku i Teutës nuk e kupton dot si skuadra dështoi të ruante avantazhin e dy golave: “Është e pafalshme të them të drejtën. Kur je duke fituar në një fushë si të Laçit, duhet të jesh i kujdesshëm. Bëmë disa gabime foshnjarake tek dy golat e parë. por gjithsesi janë gjëra që ndodhin në futboll”. “Kemi qenë edhe më keq në tabelë – vazhdoi Martini -, por nuk e kemi pasur problem. Kjo vjen si pasojë e ngarkesës së madhe të këtyrë ditëve, djemtë kanë pësuar ndeshje pas ndeshje. Do të luftojmë në të dyja frontet, edhe në Kupën e Shqipërisë sepse nuk jemi mësuar për të rënë nga kategoria”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *