• |
ide | kryesore

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Skandali McGonigal, përpos korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga kryeministri i një vendi aleat të NATO-s, ka përmbysur edhe një sërë rrëfimesh që kanë dominuar për një kohë të gjatë debatin publik në Shqipëri. Në këtë kuptim, krahas zbërthimit të elementëve investigativë të dramës së një ish agjenti amerikan kundërzbulimi, hakmarrja e konkubinës të së cilit shkaktoi tërmet deri në Tiranë, ne duhet të merremi dhe me efektin që kjo ngjarje ka mbi rrëzimin e disa klisheve që janë ngulitur në kryet e shumëkujt prej nesh.

1- “Amerika nuk korruptohet”

Gjithkush e mban mend një replikë të famshme të Edi Ramës në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku kryeministri fliste me siguri për pamundësinë e korruptimit të administratës amerikane. Në fakt, pak muaj më pas këtij dialogu që është rikthyer si një nga videot më të para të rrjet, vetë kryeministri shqiptar priti agjentin e FBI-së, dyshohet se e pagoi atë me anë të këshilltarëve të tij informale dhe vuri në lëvizje, me dokumente të dala nga zyra e tij, një hetim kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Pra, paratë e paguara drejtpërdrejt nga Tirana ndezën makinerinë e FBI, me qëllimin e thjeshtë të zhdukjes së konkurentëve lokalë të Edi Ramës. Kaq mjafton për të vënë në pikpyetje tabunë se “Amerika” nuk korruptohet.

Natyrisht, si kudo, edhe përtej oqeanit ka individë dhe zyrtarë që i kanë qef paratë e pista të regjimeve diktatoriale, prandaj dhe klisheja që përmendin shpesh gardistët mediatikë të kryeministrit, se: “nuk është aq i fortë Edi Rama sa për të blerë Amerikanët”, këtej e tutje duhet parë me dyshim.

2-“I besoj çdo amerikani”

Pikërisht kjo ngjarje, me anën e saj të errët, me dollarët e paguara cash në një parking, me artikujt që u botuan në “Mother Jones” dhe që shërbyen për të ndërtuar fabulën e opozitës së rublave, na dëshmon se jo çdo zyrtar amerikan, që merret me këtë vend, ka monopolin e të drejtës absolute. Ajo na tregon se askush nga ne nuk ka pse i beson më shumë McGonigalit, Palmerit, Escobarit, Donald Lu-së apo Yuri Kimit sesa logjikës, kredos apo fakteve që disponon vetë. Idiotësia se “unë mendoj ndryshe, po nuk do veproj sipas bindjes që kam, pasi Amerika na porosit për të kundërtën”, rrezulton sot më qesharakë se kurrë. Ata që pretendojë se vettingu është një pocaqi, por ua kërkon SHBA-ja zgjatjen e komisioneve të tij; ata që e kanë provuar vetë anshmërinë e SPAK-ut, por vazhdojnë të kenë shpresë se kështu u thotë ambasadorja; ata që përbetoheshin për pastërtinë e Berishës, por sot e kanë braktisur, se nuk i dalin dot kundër superfuqisë; tani riskojnë të duken si idiotë të dobishëm të lojës me maska të regjimit të Tiranës.

3- “Mos shaj në gjuhë të huaj”

Ky skandal, ndoshta më i madhi mes një qeverie shqiptare dhe aleatit tonë strategjik, nxjerr në pah edhe hipokrizinë e Edi Ramës. Për një kohë të gjatë kryeministri ka predikuar se ai nuk e shan kurrë opozitën e vendit të tij në gjuhë të huaj. Duke përdhosur këtë koncept konician, pra se me kundërshtarët e tij i lan teshat e papastra vetëm brenda shtëpisë, pa i nxjerrë ato në pazar, ai anatemonte kritikët dhe rivalët e tij që ishin koherentë në artikulimin e akuzave të tyre ndaj qeverisë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Afera e zyrtarit të arrestuar të FBI-së, korruptimi i tij për të pompuar fabulën e një opozite që financohet nga Moska, e vendos Ramën në pozicionin e një mashtruesi ordiner, që vepron në të kundërt të asaj që predikon. Akoma dhe më keq. Në këtë pikë ai nuk del thjesht gënjeshtar. Ai rezulton si një politikan i paskrupullt, që për hir të interesave të pushtetit të vet, mund të nxijë imazhin e krejt vendit, duke vizatuar një Shqipëri, ku diçka më pak se gjysma e elektoratit votojnë një parti anti perendimore. 

4- “FBI si SPAK”

Shpërthimi i aferës të dy pazarxhijve shqiptarë që blenë për llogari të pushtetit zyrtarin më të lartë të FBI-së të arrestuar ndonjëherë, ka mbështjellë me hije dyshimi edhe margaritarin e kurorës së reformës në drejtësi. SPAK, u tregua i mefshtë dhe i ngathët për të nisur menjëherë hetimet. Madje edhe kur deputetë të opozitës u detyruan të bëjnë punën e tij, shefi yurikimist i Prokurorisë së Posaçme filloi të kërkojë qiqra në hell për gjetjen e aktakuzës amerikane, ndërkohë që ai duhet t’i ishte drejtuar ndërkohë me letërporosi Departamentit të Drejtësisë, për tërheqjen e materialit që ka lidhje me Shqipërinë. Fakti që kjo nuk ndodhi, është treguesi më i qartë se ky institucion është gjunjëzuar nga regjimi i Tiranës. Edhe më keq akoma, fakti që ambasada e SHBA, që bën sikur e kontrollon SPAK-un, nuk pipëtiu, as publikisht, as në rrugë zyrtare, për ta çuar para zbardhjen e këtij skandali, i mbulon edhe më me turp “heronjtë e fëmijve tanë”, që gjoja do luftonin krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Ironia është se kur nisi reforma në drejtësi na u premtua që do ta bënim SPAK-un dhe BKH-në si FBI-a, por regjimi i Tiranës rrezikoi të bënte këtë të dytën si të parat. 

5- “Zvjerdhja e non-gratave”

Pikërisht ky lloj korrupsioni, kur me para të pista të dërguara me çanta blehet nga kryeministri i një vendi një agjent i lartë kundërzbulimi, ka përdhosur keqas edhe nocionin e “minimit të demokracisë”, që shërbeu si pretekst për shpalljen e “non grata-s” më të famshme në Shqipëri.

A ka minim më të madh demokratik sesa të rekrutosh një zyrtar të FBI-së, për ta përdorur atë si levë për shkatërrimin e opozitës së vendit tënd?

Në këtë fabul janë përmbledhur të tëra. Edhe paratë me origjinë të paditur të koncesioneve dhe PPP-ve, dhe bota e errët e “këshilltarëve informalë” që përdor kjo qeveri dhe guximi i çartur për të futur në kurth një funksioar të lartë të një vendi aleat edhe mbi të gjitha ideja fikse për asgjesimin e pluralizmit real politik. Minim më të madh demokratik sesa ka tentuar Edi Rama, në këtë vend nuk është parë kurrë. Para këtyre fakteve “non grata-t” për mëkatet e Tom Doshit, Vangjush Dakos, apo ato për krimet e Sali Berishës ngjajnë si anekdoda fëmijësh. Dhe po u pranua ky standart, politika me listat e zeza të SHBA-së do të humbasë këtej e tutje edhe atë pak kredibilitet publik që i kishte mbetur deri më sot.  

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Ke harruar te permendesh “s’ka bir kurve qe me fut duart ne xhepa” hahahahahahahahahahhaha

    Do te te fusin traun ne xhep deri ne bythe o Kumandar i daje Spiros!

    1. Demon-okracia eshte vetem nje gjethe fiku, nje al-kimi qe tenton te na shes m*tin per marmalat, burgaxhiun Spatak Ngjela per avukat, fuksin Frrok Cupi per analist dhe xhaxhane e Alda Klosit per bamires. USA ose djepi i demon-okracise me perfaqesuesin e saj me te spikatur, humanistin me te madh qe ka njohur njerezimi, AL CAPPONE, eshte si fytyra e nje kurve plake e stukuar me kremra e ngjyra lloj-lloj qe shkelqen nga larg por te tmerron dhe te kalldaten kur e shikon nga afer, KAQ!

    2. Rama ka prekur fundin e cdo gieje ne shqiperi.
      Ne fakt pritej qe nje karakter si i rames do shembellente veten e tij ne qeverisje

      Te vjen keq per kete vend por nese ju deshen 25 vjet per ta kuptuar se ca bastardi eahte Rama fajin e kan vete ata qe vuajne sot. Voten per ramwn e kan hedh me deshire te madhe tani kan marre rruget e botes si popull.

      Fatkeqesisht shprehja nje popull ka qeverine qe meriton eshte e vertete. Te vjen keq por po u sjell nje shembull te festes se grave te administrates fier, atyre nuk i vuri njeri pistoleten ne koke, porpo kenaqeshin tu kercy me ramen si arushi silva i cirkut te tiranes.

      Tani kercejne nga varferia dhe malli per femijet.

  2. Varet cfare standardi perdor per ta quajtur korrupsion.

    Ne Shqiperi ku pastruesja gjen 500 mije euro dhe sia kerkon njeri , te vjen keq qe nje agjent i rendesishem i FBI-se te marri kaq pak per gjithe ate sherbim.

    Ne Amerike e shohin si nje vend te pasur nga droga, me qeveritare bilionere super te korruptuar. Ju duket fitimprurese te bejne ortakeri me KARTELIN RAMA. Ndryshe nga Toni Blair shpk , ky nuk merr dot fature se sherbimi eshte pak i piset.

    Nuk eshte tamam KRIM. Eshte nje ligesi neveritese e nje killeri te popullit te vet.

      1. Amerika nuk korruptohet. Korruptimi i munddhem i nje zyrtari, nuk do te thote qe sistemi.eshte i korruptuar. Pa vend pergjithsimi qe eshte bere ne kete artikull. FBI filloi, zhvilloi dhe besoj ende po e heton punonjesin e saj. Shpresoj shume qe do dalin akoma fakte mbi cfare eshte bere. Kurre sduhet te humbim besimin tek Amerika. I habitur pse amerikanet vazhdojne te na asistojne dhe ndihmojne, skane asnje perfitim. Mendoj se jane njerez te mire dhe mirenjohes, vleresojne ndihmen (simbolike) qe ju kemi dhene ne Irak, Afganistan. Bushati shkruan bukur, por kujdes nga shkrimet qe duan te dobesojne imazhin ne publikun shqiptar te Amerikes. Ende skemi pare nje shkrim te Bushatit per luften ne Ukraine, Rusine, Kinen, Iranin, qe publiku te marri dhe nje ide nga Bushati per keto vende dhe te bej krahasimin me Ameriken…
        Gjithsesi Bushati ngelet nje gazetar me vlera dhe qe shkruan te verteta

  3. Rama dihet boterisht qe ua fut dhe i shet bashkpunetoret e tij, do ngelet per tu pare a do presin te behen kurban per te apo do bejne deal me US Marshals dhe te behen pentito …

    1. Kurva e gjate ka 9 kerma(shpirtera)
      Do sillet e perdridhet si aguridhe e zgjebosure…(jo gripi, ernia discale,zahua linda ,gregu …e logodiarrea e tij si gjithmone qurravitje skizofreni neurotiko-narkoman)
      Por timonin Nuk e leshon shtriga e kristaqo perdhunuesit. Mire e kane ata qe ikane shiture votat…
      Skeni pare gje akoma
      Zgjebashe te kuq.

  4. Rama ka prekur fundin e cdo gieje ne shqiperi.
    Ne fakt pritej qe nje karakter si i rames do shembellente veten e tij ne qeverisje

    Te vjen keq per kete vend por nese ju deshen 25 vjet per ta kuptuar se ca bastardi eahte Rama fajin e kan vete ata qe vuajne sot. Voten per ramwn e kan hedh me deshire te madhe tani kan marre rruget e botes si popull.

    Fatkeqesisht shprehja nje popull ka qeverine qe meriton eshte e vertete. Te vjen keq por po u sjell nje shembull te festes se grave te administrates fier, atyre nuk i vuri njeri pistoleten ne koke, porpo kenaqeshin tu kercy me ramen si arushi silva i cirkut te tiranes.

    Tani kercejne nga varferia dhe malli per femijet.

    1. Usa ka ligjet e Veta dhe nuk e rruan fare per Tiranen.
      Ka vetem nje akuze dhe nje date te pacaktuar te gjyqit.
      E njejta procedure u perdor nga Zen Berisha ku u denua me 100.000 dollar gjobe .Zeni I humble te tre shkallet me gazetarin amerikan
      Biles Hollivudi ka bere dhe dy filma per korrupsjonin e Berishes.
      Po jane harruar shpejt.
      Rama do gjykohet kur te behet gjyqi dhe jo kur do Bushati apo Meta.
      Nuk e rruan njeri ne USA per ne,kur ti vije rradha.
      Te tjerat jane tredhje leshi alla shqiptarece.
      Lalla na kujton .

      1. Hollivudi eshte si Kinostudjo Shqiperia e Re qe bente propaganden e Enverit dhe te Partise. Qender e propagandes boterore, por eshte i larmishem. Dje bente filma per Zenin, sot e neser do beje per Ramen me agrabane e tij. Skenare ka plot dhe jane publike.Aktore po ashtu. Sponsor per momentin nuk ka.
        Temat kryesore jane krimi, korrupsioni, spiunazhi, mashtrimi , varferia, vuajtjet njerezore nga luftrat, uria etj

  5. DONI ME PER BELULIN,,,,,PRISNI, PRISNI, SKENI PARE GJE AKOMA,,,,,ORE,,,, A E KUPTONI SE KY KORRUPTUES E KA CYTUR AMERIKEN MU NE PIKEN NEVRALGJIKE, A PO JO. DHE KETA SEKTO GJERIZET KUQALE PERDRIDHEN AKOMA, E SHOHIN ENDERREN E GOMARIT ME UJKUN. SHUME CIRKUITE, POR INSHALLA NUK VONON SHUME E DREJTA NGA AMERIKA E DASHURISE FALLCO QE KANE KETA MASHTRUES PUSHTETARESH QE KEMI. PRAPE ATE DO UA THOTE BELULI,,,, TE PRESIM, POR PERDJA E SHFAQJES E KETIJ PUSHTETI, TASHME KA RENE.

  6. Ndryshe nga Bushati që rëndit këtu “pesë rëfime” alla Lorenc Vangjeli që zbuloi skandali i “Çarlit”, për mendimin tim ky skandal hodhi poshtë sajesën e revistës komuniste amerikane Mother Jons, se Lulzim Basha paskej marë rubla ruse për të lobuar në qeverinë amerikane.
    Doli kjartë se kjo akuzë qesharake u shfrytëzua nga Rama e Tao Palla për të demonizuar liderin e ri të PD, Z.Basha, që një ambasador amerikan e pati cilësuar një yll në ngjitje të politikës shqiptare.
    Nuk paska qenë pra SHBA ajo që sajoi akuzën e rublave ruse për të demonizuar PD shqiptare, po kryeministri tejet i korruptuar Rama, që paska arritur të korruptojë edhe një nga krerët e FBI.
    Ky pra është një fakt tashmë flagrant me të cilin po meret drejtësia amerikane e nuk ka sepse të analizohet me fantazira paragjykuese.
    Ishte një akuzë idiote e sajuar tepër trashë e jashtë çdo llogjike normale, që Basha një jurist i dipllomuar në Hollandë e i punësuar në Gjykatën e Hagës për hetimin e dënimin e kriminelëve serbë të luftës, gjyq ky i kundërshtuar vetëm nga Rusia e Putinit, paskej qenë i lidhur me këtë të fundit.
    Mbaj mend se edhe “komunisti i sinqertë” Majko e pat ironizuar këtë akuzë , duke pranuar se bashkëpunim me rusët kanë pasur vetëm komunistët shqiptarë.
    Sadoqë Bushati ka akoma alergji kundër “imperializmit anglo-amerikan”, nuk besoj që rë mos ta dijë këtë të vërtetë historike, se prorusë kanë qenë vetëm komunistët e majtistët ekstremistë e jo partitë e djathta.
    Kam pasur dyshimin që në ditën kur dëgjova vendimin e DASH për shpalljen e Berishës si person “non grata”, se është pasojë e një intrige tepër djallëzore e Ramës duke shfrytëzuar luftën politike në SHBA, tepër e acaruar vitet e fundit e zbulimi i skandalit të fundit, ma përforcon këtë dyshim.
    Ndonëse Berisha , ndryshe nga Basha ka konsumuar shumë pushtete në këto tre dekada e si pasojë ka bërë edhe gabime të rënda, nuk mund të krahasohen gabimet e tij me skandalet e aferat korruptive të përmuajshme të Ramës në këto 10 vitet e pushtetit të tij.
    E pata përshëndetur Berishën kur pasi mori ndëshkimin e dyshimtë të non gratës, u zotua publikisht se nuk do ta përzjente partinë demokratike me këtë problem, por do ta zgjidhte vetë në rrugë gjyqësore.
    Të mos harojmë që deklarata e qeverisë amerikane ishte e prerë.
    Nuk do të njohim një parti demokratike shqiptare të udhëhequr nga Berisha që e tejkalonte masën e rrefuzimit të hyrjes së tij në SHBA.
    Në këto kushte, Basha duke dashur të shmangë mosnjohjen e PD nga SHBA, por edhe deklaratën e mëparëshme të Berishës, vendosi që ky të mos bëjë pjesë në grupin parlamantar të kësaj partie por si deputet i zgjedhur të vazhdojë aktivitetin parlamentar.
    Por Berisha me energjitë e tij të spikatura si pozitive, ashtu edhe negative, e tregoi veten si një “buldozer të politikës” duke u rishfaqur për herë të tretë në skenën politike duke e demonizuar më shumë Bashën sesa Ramën.
    Është një fakt i pamohueshëm se pas Berishës , politikani i djathtë më i sulmuar nga ish Partia e Punës, sot PS, padyshim ka qenë Basha, e është një propogandë qesharake ta quash ate si një “vasal” të Ramës apo me epitetin “peng Rama”
    Është gjithashtu tepër qesharake që Berisha , edhe pas skandalit të fundit të Ramës me agjentin e FBI amerikane, vazhdon ta akuzojë Bashën njëlloj si Taulant Balla e Edvin Rama , në bazë të shpifjeve të një reviste komuniste, si “bashkëpuntor të rusëve”

  7. Ke harruar mitin me te rendesishem Bushat. Ate se Ramen e mbeshtet Amerika, pra departamenti i shtetit. Nese Rama do kishte lidhje aq lart, nuk do kishte nevoje te korruptonte kete me poshte. Rama thjesht na vjedh ne, me ato para blen mbeshtetje jashte e brenda dhe me ate mbeshtetje rri ne pushtet per te na vjedhur edhe me shume. Pa ne Amerike as e rruan njeri as per Ramen, as per askend ketu. Ata duan thjesht sherbetore te bindur, po dole nga rreshti te kepusin koken

  8. Analize me pika perfekte, te gjitha te verteta

    Ngjarjet ne Shqiperi treguan qe vete amerika ( ate qe perflitej prej kohesh ne popull) nuk eshte vecse nje konglomeratesh pazarxhinjsh.

    Mjafton te shohesh ne Netflix filma se si senator apo deputete amerikane bejne prresion per te pasur favore ne rast te kundert nuk te japin voten, vete lobingjet e tyre jane nje rryshfet i legalizuar.

    Keshtu qe vete ky shet pjell mostra te tilla. Mostra qe shkojne deri atje sa marrin dollar per te sulmuar nje opozite.

    Vete fakti qe ambasadorja e diskretitur Kim rrin si cope mishi e nuk flet tregon qe edhe ajo eshte paguar me djersen e ketij populli keshtu qe mjaft ben moral, degjenerimi ka shkuar thelle.

  9. ShBA ja plas sumen putinit edhe krejt spihunave dhe klysheve te korruptuar antishqiptare t putinit.Kombi shqiptar arberor do perparoje fale bashkepunimit me aleatin gjigand SHBA ,e cila garantoi shpetimin e Shqiperise dhe cliroi Kosoven nga pushtuesi serb.

  10. I gjati ine duhet te dorehiqet menjehere , ka arritur kulmin e ligesise .
    Dorheqja vetem sa i jep nje uje fytyres tende te shpifur o funderrine por kurrsesi nuk te pastron e te bene njeri .
    Ti je nje kafshe qe per pushtet e para’ je kail te ecesh mbi kufoma , je kail te ecesh edhe mbi trupin e çdo shqiptari .
    Per ty shqiperia dhe shqiptaret jane vetem mjet per te bere para’ dhe eksperimente antinjerezore .
    Kupa ka kohe qe eshte mbushur , te pakten bej nje xhest te mire ne jeten tende perverse , DORHIQU menjehere .

  11. Futuni direkt n qadren e liri demokracis kur Rama t fitoj zgjedhjet lokale 14 maj.Rama 59 bashki ,shqupi 1 bashki ,iliri 1 bashki.

  12. Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje.

    Në foto janë së bashku ish shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i partitë i partisë demokratike, pjesë e foltores dhe Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.Xixa salihu po pret ti mbash shishen e shurres me vrap o ceceni xixa

  13. Ate Shef FBI-stin McGonigal amerikani,
    e kish prit ne Tirane vete ky Ram Hajvani,

    Ai alamet McGone shefi i madh ne FBI, or shoku
    ..merr Borxh 225 000Dollare nga Neze-maloku (!)

    Ore po ku na ka fshehur bythen ajo Yuri Kimja valle,
    qe i ka humb vula e nuk po ja shohim surratin verdalle?

    Ajo Yuri Kimja qe 10 here ne dite neper ekrane ligjeronte,
    qe jepte direktiva SPAK, dhe qeveri e opoziten dirigjonte,

    Ajo morracake Yuri Kime pra pse ka fsheh kryet nder shale,
    di gje ku e ka fsheh sumen keto dite o Andi Bushati o djale ?

  14. ZORRA QORRE E E, RAMES, I PA EMER E FUNDERRINE E GJERIZIT TE SEKTIT,, RILINDAS,
    BASTUNI I KLIZMES RAMES KE NJI JETE QE QENDRO NE MES TE SHALEVE TE ZHULESIT, E CA HAN AI, TE NXJERR TY NGA PRAPANICA. PO JU THONE , PO U FAKTOJNE, PO U BALLAFAQOJNE ME TERE ZAMALLOHINE E KETIJ BANDITI, E JU AS KUPTONI, E AS DONI TI BASHKOHENI KOHES. QENDRONI NE VIJEN E NDRYSHKUR TE TRASHEGIMERISE, TE BESES SE MASKARALLEKUT QE JU KARAKTERIZON. E KETE UA KA LENE AMANET ISH LUGATI KRIMINEL NE GEN.SI PERFUNDIM, E DI SE PRAPE DO DALESH NGA GJERIZI.

  15. Tani, procesin penal që zhvillohet në SHBA kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së, ia paraqesin popullit shqiptar si proces kundër Kryeministrit të Shqipërisë, sikur i pandehur (në gjendje të lirë) dhe i akuzuar për mosdeklarim të ardhurash dhe mosraportim të takimeve të zhvilluara me të huaj nuk është Mëkgoginëll, por Edi Rama.

    Sali Berisha, njeriu i shpallur non- grata nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, i shpallur “ordiner i rrezikshëm” nga shtypi gjerman dhe “drejtues i regjimit të gangsterëve” nga shtypi anglez; Sali Berisha, i cili pati burgosur kreun e opozitës (1993), rrahur deputetët e opozitës (1996) dhe pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit (1998),bravo Bushat andi qe pranove me ne fund ate qe dihej nga te gjithe qe analistet paguheni nga Shkelzeni me rublat ruse per te Llomotitur neper studio tv,u tregove Bure,por cecenet e spellkaret cfare thone per kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *