• |
ide | kryesore

Një mallkim i vërtetë, Paul Pogba dëmtohet pa luajtur asnjë sekondë: “Ndoshta pas 3 muajsh do të jetë gati”

-Instant, Sport
Paul Pogba



Dukej më në fund se kishte ardhur koha që Paul Pogba të rikthehej në fushë. Por pikërisht kur u shfaq në listën e Juventus për ndeshjen ndaj Monza erdhi dëmtimi i ri. Në prag të çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Lazio, francezi akuzoi një problem të ri muskulor që do ta detyrojë të qëndrojë sërish jashtë. Trajneri Max Allegri, në konferencën për shtyp për prezantimin e ndeshjes, komentoi i dëshpëruar kalvarin e mesfushorit.

Pogba ndalon sërish. Mesfushori francez, i cili ka zero paraqitje që nga rikthimi i tij te Juventus verën e kaluar, dukej se do të debutonte në mesfushën bardhezi. Paul Pogba madje mendohej titullar në Kupën e Italisë kundër Lazios, e planifikuar në Torino të enjten në mbrëmje. Megjithatë, një problem me përkulësit do ta detyrojë Max Allegrin të bëjë sërish pa ish-lojtarin e Manchester United. Trajneri toskan në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes në Stadium, është shfaqur tërësisht i dekurajuar.

Lexo më tej: Video/ Pogba “provokon” tifozët e Juventus, shpërthejnë kritikat: “Ish-futbollist”

Trajneri i Juventus foli për situatën delikate të francezit: “Është e vështirë të ndezësh një makinë, që ka kohë që është e palëvizshme. Problemet e Paul Pogba rrjedhin nga fakti se motori duhet të rivendoset. Francezi pas dy-tre muajsh ndoshta do të jetë në kushte optimale. Pres kontributin e një lojtari që ka luajtur me Juventus vetëm 45 minuta që nga prilli dhe më pas është ndalur. Këto situata duhet parë rrugës. Që nga tani deri në fund duhet shfrytëzuar më së miri, sipas momenteve kur ndihet mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *