• |
ide | kryesore

Video/ Bremer eliminon Lazion në gafën e Maximiano: Juventus gjen në gjysmëfinale të Kupës Interin

-Instant, F1, Sport, Video
maximiano



Juventus avancon në Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Lazion. Bardhezinjtë kualifikohen kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Në çerekfinalen e luajtur në Allianz Stadium, skuadrës së Allegrit i mjaftoi një goditje me kokë e Bremer, në minutën e 44′, për të kaluar turin. Torinezët futen në katër më të mirët e turneut, ku do të përballen me Interin në gjysmëfinale. Ai që peshoi në rezultatin përfundimtar, ishte gabimi i Maximiano i cili i hapi portën Bremer për golin e fitores.

Një Juve pa shkëndija, por solide dhe e përqendruar mposhti Lazion në çerekfinalet e kupës së Italisë. Bardhezinjtë marrin kalimin në gjysmëfinale, në përballjen e dyfishtë me Interin. Vendosi ndeshjen braziliani Bremer, me një goditje me kokë në krosimin e Kostic në minutën e 44′. Protaginist negativ Maximiano me një dalje të çmendur që la portën bosh.

Lexo më tej: Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij: bardhezinjtë po vlerësojnë situatat

Juventus nuk mungoi me takimin e rëndësishëm, Lazio po. Duke lënë jashtë fushës cështjet që po kushtëzojnë kampionatin, skuadra e Allegrit mbetet në garë për Kupën e Italisë. Një objektiv i rëndësishëm i bardhezinjve me synimin drejt Europës. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Bremer. Një simbol i rilindjes në një moment më se të komplikuar si për Juventus ashtu edhe për mbrojtësin brazilian. Nga ana tjetër, ai që nuk ngre kokë është Maximiano. Portieri i Sarrit, duke bërë një gabim, ka njollosur sërish sezonin e tij tashmë të vështirë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *