• |
ide | kryesore

Dekonspiroi kolegët, pezullohet polici në Gramsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan ka zbatuar vendimin e gjykatës duke pezulluar nga detyra një efektiv policie.

Bëhet fjalë për inspektorin me iniciale I. B., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

“Nga hetimet e kryera nga AMP, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orientuar që t’i shmangen kontrolleve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë.

Gjithashtu, ai i ka orientuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.” thuhet në njoftimin e AMP-së

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *