• |
ide | kryesore

Spekulimet/ Heshtja e çuditshme e Erion Veliajt për skandalin McGonigal

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama mcgonigal veliaj



Ndjekësve të vëmendshëm të politikës, iu ka rënë në sy një fenomen i habitshëm. Erion Veliaj, që flet për çdo gjë, nga federata e futbollit tek teatri, nga këngëtarët tek mitingjet e opozitës, nga Big Brotheri tek “non grata”, nuk ka thënë asnjë fjalë për përfshirjen e qeverisë shqiptare në aferën që çoi në burg ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ndërkohë që të gjithë socialistët janë vënë në rresht edhe në parlament edhe në daljet publike, kryebashkiaku i Tiranës ka qepur gojën, në një krizë dentare të denjë pë Pandeli Majkon. Lapsi.al i ka hedhur një sy të shpejtë rrjeteve sociale të kryebashkiakut dhe aty u bëhet jehonë shqiptarëve që kanë shkuar për ndihmë për tërmetin e Turqisë, mbjelljes së pemëve, nxënësve më të mirë të shkollës “Feti Vogli” dhe “Abdulla Keta”, përkujtimit të Dritero Agollit dhe hapjes së një ekspozite me të rinj shqiptaro- italianë, po asnjë fjalë në mbrojte të kryeministrit apo kryetarit të partisë së tij. 

LEXO ME TEJ:

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë” 

Të vetmet shenja që mund të duken si pozitive për shefin, janë ato të krijimit të një polemike të kotë për të hequr vëmendjen, duke shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova” dhe duke emërtuar një pjesë të saj “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Por edhe ajo ndezi më shumë në Kosovë dhe u shua me indiferencë në Tiranë. Një provokim tjetër, që nuk zuri vend ishte një video se shqiptarët preferojnë “Vëllain e madh”, Luisin dhe Oltën para mitingjeve të Berishës. Por edhe kjo i shkoi kot.

Prandaj shumë kush pyet: si ka mundësi që një politikan që hidhej dikur përpjetë kur shkruante New York Times për Gërdecin, apo kur fliste FBI-a për 21 janarin, të tregohet mospërfillës për sinjalet që vijnë nga përtej oqeanit?

Opsionet janë disa. I pari është se Erion Veliaj mund të ketë pasur edhe lidhje personale me ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Këtë version e mbrojnë më shumë kundërshtarët e tij në opozitë, por kjo hipotezë nuk është e mbështetur në asnjë fakt dhe provë konkrete, deri më tani.

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

E dyta ka të bëjë me marrëdhënien e tij me kryeministrin. Armiqtë e Veliajt brenda PS-së, ata që janë të bindur se ai mezi pret momentin për t’i ngulur thikën pas shpine Ramës, e mbrojnë me zell këtë version. Ata janë të bindur se Rama nuk rrëzohet dot, as elektoralisht dhe as nga forca e opozitës. Ata besojnë se ai mund të bjerë vetëm me një grusht pallati, të orkestruar nga ndërkombëtarët, qëllimi i të cilit do të synonte shmangien e kalimit të pushtetit te një njeri i papranueshëm nga amerikanët si Berisha, për shkak të non gratas. Sipas tyre, përfituesi i këtij komploti do të qe Erioni, i cili, me rrëzimin e Ramës, është i vetmi në Rilindje që ka pasuri, mbështejtje oligarkike dhe mediatike, një bërthamë me deputetë të vetët dhe fije të zgjatura në sistemin e drejtësisë. Pra konkluzioni i tyre është se Veliaj po e shikon krizën McGonigal me ëndjen e një atvrasësi që hedh një lëkurë bananeje, në trotuarin ku do kalojë babai i vet politik.

Çështja McGonigal/ Kujt ti besojmë CNN amerikan apo Bollinos italian?

Por, ky version mbështetet mbi hipotezën se Veliaj është një rival që mezi pret t’i hajë kokën Ramës, hipotezë që në analizat e veta Lapsi.al e ka kundërshtuar gjithnjë, duke i parë ata si një binom të pandarë, të lidhur fort nga fijet e përbashkëta të biznesit, miqësive të njëjta dhe mbi të gjitha korrupsionit.

Andi Bushati: Edi, ça t’lësh pa thënë, qar e ke

Atëhere si shpjegohet heshtja e çuditshme e Veliajt, në një moment kur shefi i tij është ndoshta në ditën më të vështirë politike? Më shumë sesa me një projekt politik për ta rrëzuar, ajo lidhet me karakterin njerëzor të Veliajt, i cili e koncepton këtë zanat si një lojë që mund ta shtysh edhe pa mbajtur qëndrime. Ai e di se është para zgjedhjeve të 14 majit dhe se çdo alibi për Ramën në këtë rast e bën pis. Ai shpreson se në mes gjullurdisë, fakti se ai nuk foli s’do të bjerë në sy, qoftë edhe me riskun se kjo nuk e ndihmon Ramën në një moment kur ai i numëron me vëmendje aktet e besnikërisë. Veliaj po hesht, jo për të vrarë babain, por për të dalë sa më i panjollosur që është e mundur nga ky skandal.

©Lapsi.al



26 Comments

    1. Na dhjeve ! Sipas shkrimit tënd, ne çajmë kot dërrasa. Dhe më datën 11 kot shkojmë në protestë.
      – Dmth patronazhistët nuk e rruajnë fare. Do rrëzojnë Ramutin dhe do na udhëheqë lali plehu.
      Sepse kështu do Kimetja !?

      1. Besoj se ka probleme me gojen dhe lali Eri si Majkua ju kujtohet kur thoshte nuk flas dot se kam gojen me probleme. Aq shume kane bere gojore shefit keta saqe nukflasin dot, jane dermuar.

    1. Partia socialiste do shpallet “ORGANIZATE TERRORISTE “nga USA, pas gjyqit per Skandalin e FBI .
      Hakmarrja USA do jete e pa preçedente per TRADHETARIN RAMA DHE ZAGARET E TIJ !

  1. Sa i deshperuar duhet te jesh per te bere kete hartimin?

    Duket sikur po na tregoni endrrat qe sheh Monika ne gjume. Veliaj e doni apo nuk e doni ju; eshte trashegimtari me i mundshem dhe ne ndryshim nga pala tjeter, pra ne ndryshim nga Luli, eshte punetor dhe mban tarafin e vet.

    Ju me siguri keni etalon Lulin dhe doemos qe do bini ne nivel hartimesh klase fillore.

  2. Shkrim koti .Sic duket te paafte per te fituar parane Lapsi ka gjetur ca zhabaxhinj qe i bien me dore gjithr diten.
    Te pakten shkoni dhe mbillni ndonje peme.

  3. Nese ish kreu i “Mjaft” dhe “G 99”, Veliaj me stafin e dikurshen te tij e sot ne krye te PS, e shtien ne doré drejtimin e saj, sigurisht qe socialistet do te krijojne nje tjeter parti, duke perseritur ate qe po ndodh ne PD…

    1. Shume me keq se ne pd,keta do ndahen ne tre pjese;
      1.socialistet normale,
      2.klani i zonit,
      3.klani uriah hippit

      Do e shqyejne njeri – tjetrin,keni per te pare,tani fillon avazi

  4. Ashtu eshte ,Rama dhe lali Eri nuk po I pjerdhin fare klithmat dhe genjeshtrat qe perhap non grata (nga SHBA ,Britania) dhe mediat qe I sherbejne non grates.E kane te sigurt fitoren ne 14 maj prandaj sillen keshtu .

    1. Bënë çdo gjë në këto 30 vjet për t’ju kundërvënë demokracisë duke i dhënë një dorë e majta amerikane.E filluan që në 96 dhe vazhduan në 97 e 2001.dhe pas 2005 veçse kundërvënie për t’ju afruar Europës. Bënë dhe 21 Janarin ku i çuan si mish për top njerëzit dhe 4 viktimat.E morën pushtetin me gjithë qelbësirat dhe me krimin dhe vazhdon e mban duke e shkatërruar vëndin.Por siç duket dhe Amerika majtiste e pa që kishte të bënte me një autokrat e manipulator e vëzhgoi duke konstatuar veç të tjerave dhe korruptimin që i bëri agjentit të FBI.Pra ka vendosur t’a hetojë duke e djegur politikisht atë.Por dhe Lala e sterlala që janë në PS.Amerika dikur të hedh kur e bën baltë.

  5. deri më 25 prill 2021 Lulzim Basha paska qenë i kapur nga kryeministri Rama, po më 26 prill e tutje?

    Po e pranojmë me dhimbje që Basha paska qenë një mjeshtër në maskim, që arriti të mos e nxjerrë fytyrën prej të “kapuri”, duke ua hedhur pjesës dërrmuese të PD-së, përfshi edhe mjeshtrit të intrigës, Sali Berishës.

    Ama, ku qëndron morali i Berishës e të tjerëve, që i amnistuan Bashës 4 humbje radhazi dhe vijonin të besonin si të verbër tek ai?!O ShkulLlak ke filluar te shohesh endrra njelloj si spiuni salih metaj,por ti i ke me gazetareske keto endrra me sy hapur

  6. Ju pazronazhistat e inkriminuar , kope injorantësh e debilash shërbëtor , akoma mbaheni me shpresë , si i mbyturi mbas fijes së kashtës se parja e madhe nga drogaxhiu , lal injorant fiku dhe gjithë banda krim Rilindje në pushtet , do mund të mbijetojnë nga uragani i 11 shkurtit , por mbi gjithëshka nga verdikti i ShBA dhe FBI për t’ju përplasur e zhytur në mutin e hales Rama nga ku infiltruat , intriguat , korruptuat e vepruat hajdutërisht barbarisht gjithë këto vite .

  7. Një mikesha ime e medias i kerkoi intervistë Alison Guerrero, dhe pergjigje ishte “sa paguani?”

    Mbas këtij komunikimi, Alison thotë sé është paguar nga media shqiptare për intervisten. (shih tëeet e saj me poshtë).

    Ja u thashë që kjo nuk është stabël, por për më tepër, kur kerkon para për një intervistë, të kualifikon automatikisht në një nivel që me të drejtë as FBI, dhe as gjykata s’te merr seriozisht.

    1. 21:56
      Sa i /e pa shprese je,kujton se me copy paste kte koment idiot do shpetosh dike,vertet?
      Sa poshte keni rene dhe vazhdoni avazin,nuk e kuptoni qe me ne fund njerezve u jane HAPUR SYTE ?

    2. Sigurisht qe mund te kerkoje para. Gazetari kerkon lajmin dhe ajo kerkon te paguhet. Kjo nuk e ndryshon thelbin e asaj cfare thote ajo.

  8. Nuk ka asgje per tu cuditur. Eshte shume e thjeshte. Ky veremliu eshte si nje kakardhi perpara mutit rama. Dmth te njejten ere mbajne te dy dhe kjo dihet mire nga te dy.
    Ky vemje ne formen e kakardhise po mendon qe kur ja zhyten te gjatit qe eshte kampion ne intriga, shantazh, dallavere, manipulim e lloj lloj maskaralleqesh, imagjino si jam une dhe cfare me bejne mua…….
    Dmth ky e ka mbyll nevojtoren dhe mundohet tashme te laje mutin me shurre me reklama, mbjellje dhe ndihme gjoja sociale.
    Te dy ne REÇ e kane vendin, sebashku me banden………. prandaj ky kakardhia rri urte

    tani do dale jarga e pallekarit e do molloise disa pallavra

    p.s. per info te gjithe komentuesve, Jorgo Palikaris alias JARGE PALLKARI ka ndryshuar nick… e ka bere JP

    Ooooooo jargëëëëëëëëë pallakarissssssss dil a te qivja udhen thuaj edhe ti disa pallavra sic ja ka hije bithëçpuarve te ridhjerjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *