• |
ide | kryesore

Tërhiqen fabrikat e qumështit: Nuk do të ketë rritje çmimesh për bulmetin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fabrikat e qumështit ‘kërcënuan’ disa ditë më parë se do të rrisnin çmimin e bulmetit të deles dhe të dhisë. Rritja e çmimeve varionte nga 8% deri në 38 %, një kosto që bëhej gati e papërballueshme për konsumatorët. Rritja e çmimëeve u justifikua me faktin se ka mungesë të lëndës së parë të qumështit si dhe shtrenjtimit të blerjes së tij nga blegtorët.

Mirëpo gjatë mesditës së sotme, shoqata e fabrikave të qumështit ka përgënjeshtruar lajmin që me forcë e futën në media si paralajmërim. Duke lexuar deklaratën e mirëshkruar, e duke u shprehur përkrah konsumatorëve, shoqata tha se lajmi është i pasaktë dhe keqinformim. Sipas tyre është vetëm një fabrikë qumështi që ka vndosur të rrisi çmimet dhe jo të gjitha fabrikat.

“Është vetëm një kompani, që është anëtare e shoqatës sonë, e cila ka lajmëruar për rritje të çmimeve, vetëm për produktet me qumësht dele dhe dhie. Edhe kjo kompani, e gjendur në një situatë shumë të vështirë të kostove të operimit, është ndikuar nga kostot e shtuara në grumbullimin dhe përpunimin e lendës së parë për qumështin e deles dhe dhisë. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosi për çmimet” – thuhet në deklaratën e tyre.

Kjo ishte rritja e dytë që fabrikat e qumështit tentuan të kryenin për çmimet e bulmetit, duke krijuar një monopol në treg. Ndikuar nga revolta e konsumatorëve dhe paralajërimi se nuk do të kishte blerje të produkteve, duket se kompanitë janë tërhequr.



2 Comments

    1. Sot shume produkte jane me qumesht pluhur ose me vaj palme mjafton nje analize e thjeshte per djathin, gjalpin , kosin duke shprytezuar kontrollin 0 dhe konkurencen pothuajse inekzistente produktet e ketyre kompanive jane jashte standartit prandaj keto kompani spekullojne me cilesine Sot Gjeje me e mire qe do te bente shteti te bllokonte importin e qumshtit pluhur dhe vajti te palmes qe perdoren nga keto kompani keto 2 produkte shume te demshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *