• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal gabon përsëri, Brentford i jep asist City: ndalet edhe Chelsea, Leicester shpartallon Conte

-Instant, F1, Sport, Video
Arsenal



Në javën e 23 të Premier League, Arsenal barazoi 1-1 përballë Brentford. Miqtë iu përgjigjën golit të Trossard (66′) me Toney në minutën e 74′. I njëjti rezultat edhe mes West Ham dhe Chelsea. Joao Felix kaloi në avantazh në minutën e 16′ Blues, Emerson barazoi në minutën e 28′. Leicester shëtit ndaj Tottenham në ditën e kthimit të Conte, me një 4-1 shkatërrimtare. Southampton pësoi rikthimin e Wolves, buzëqesh edhe Fulham. Crystal Palace-Brighton përfundoi 1-1.

ARSENAL – BRENTFORD 1-1

Barazimi i papritur në shtëpi për kryesuesit e Arsenal ndaj Brentford, që morën në shtëpi një 1-1 të çmuar. Gunners luajti lojën për 20 minutat e para me një zotërim posedim të topit, por gjithsej steril. Madje, në minutën e 25′ pati një mundësi për miqtë, që humbën avantazhin e mundshëm me Toney që gaboi me portën e zbrazët.

Lexo më tej: Video/ Tarkowski dënon Arsenal: kryesuesit e Premier rrëzohen në Goodison Park, Everton i largohet fundit

Në pjesën e dytë, erdhi shansi i parë i vërtetë për Arsenal me Odegaard, i ndalur nga Raya në minutën e 51′. Gjashtë minuta më vonë Toney i trembi sërish tifozët vendas, me topin që kaloi në të majtë të Ramsdale. Avantazhi i formacionit të Arteta u shënua në minutën e 67′ me të sapofuturin Trossard që gjeti hapjen e duhur në zonë duke bërë 1-0. Gjithsesi, avantazhi zgjati vetëm tetë minuta, sepse Toney u kujdes të gjejë golin e barazimit pas një konsultimi të gjatë të arbitrit me VAR. Arsenal ngrihet kështu në 51 pikë. Gunners ruajnë ende kryesimin në renditje, +6 nga Manchester City. Ndërsa Brentford mbetet gjithmonë i teti me 34, në -1 nga Fulham në vendin e shtatë.

LEICESTER – TOTTENHAM 4-1

Tottenham pësoi një 4-1 të fuqishëm kundër Leicester, në ditën e rikthimit të Antonio Conte. Në avantazh me golin e Bentancur, Spurs lejuan rilthimin e vendasve. Goli i barazimit ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 23′ Nampalys Mendy shënoi golin e tij të parë në Premier League. Spurs e ndjejnë goditjen dhe Foxes dyfishuan vetëm dy minuta më vonë me goditjen e Maddison. Në minutën e 33′, vendasit u tronditën nga keqkuptimi mes Castagne dhe Ward, të cilët rrezikuan një autogol të bujshëm. Në fund të pjesës së parë, mundësi për Kulusevski, por suedez nuk u koordinua mirë.

Ndërsa Leicester ka ende forcë dhe kaluan në 3-1 me një goditje të shkëlqyer me të majtën nga Iheanacho (49′). Formacioni i Contes ishte në mëshitën e vendasve dhe në minutën e 70′ Barnes bëri 4-1 ballë për ballë me Forsterin, por arbitri anuloi për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në minutën e 82′, goli i anësorit ishte i vlefshëm dhe Foxes kompletuan pokerin. Tottenham mbetet i pesti me 39 pikë. Fitore themelore për Leicesterin, që u ngjit në kuotën 24 pikë.

NDESHJET E TJERA

Përfundoi 1-1 Crystal Palace-Brighton. Në minutën e 64′ March kaloi në avantazh miqtë me një goditje të fuqishme. Gëzimi i De Zerbi zgjati pak, sepse në të 70’ Tomkins barazoi në fund të një aksioni koral të londinezëve. Barazim pa pasoja për Crystal Palace e Brighton, që mbeten respektivisht në vendin e 12 dhe të 6. Brighton duhet të ndajë vendin me Fulham, që kaloi 2-0 Nottingham Forest. Në minutën e 18’ goli i Cottagers mbajti firmën e Willian, që e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave. Vendasit mbyllën llogaritë në të 88’ me golin e të sapofuturit Solomon. Fulham ngjitet në kuotën e 35 pikëve.

Sukses i cmuar për Wolverhampton, që luajti gjatë me 10 lojtarë, por kaloi 2-1 në shtëpinë e Southampton. Vendasit shënuan me Alcaraz në minutën e 25’. Tre minuta më pas një tjetër dush i ftohtë për Wolves, që panë Lemina të dilte me karton të kuq. E megjithatë miqtë barazuan në minutën e 73’ me autogolin e Bednarek. Arritja u kurorëzua pastaj në të 88 me Joao Gomes. Wolverhampton ngjitet në kuotën e 23 pikëve, duke konsoliduar vendin e 15. Gjithnjë e më i fundit Southampton, në kuotën 15. Nuk ka fitore për Chelsea i ndalur në 1-1 në derbin me West Ham. Zona Champions është tashmë më larg, pavarësisht golit të parë të Joao Felix në minutën e 16′. Në të 28 erdhi përgjigja e Hammers me Emerson, që mundi Kepa për 1-1. Blues rezikojnë ti thonë lamtumirë kualifikimit në Champions League. Ndërsa formacioni i Moyes është kaluar nga rivalët në garën për mbijetesë.

Premier League England

West Ham United 1-1 Chelsea
Arsenal 1-1 Brentford
Crystal Palace 1-1 Brighton & Hove Albion
Fulham 2-0 Nottingham Forest
Leicester City 4-1 Tottenham Hotspur
Southampton 1-2 Wolverhampton Wanderers



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *