• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e parë në 2023, Paulauskas shpëton Egnatian: Mezani i dëshpëruar se “nuk funksionoi asgjë”

-Instant, Sport, Video
paulauskas



Egnatia ka marrë fitoren e parë të vitit 2023, duke i dhënë fund krizës në të cilën ishte futur. Rrogozhinasit bënë goditjen në transfertën e vështirë të Laçit, me rezultatin 1-0. Mezani bën një ndalesë të ashpër në vrapimin drejt zonës europiane, në javën e 21 të Superiores. Vendosi Paulauskas me një gol në kundërsulm, që bëri të lumtur teknikun Edlir Tetova.

Miqtë patën impaktin më të mirë me ndeshjen. Në minutën e 7′ Kasa kërcënoi portën e Selmanit, i thirrur në cështje për një pritje shpëtimtare. Pas disa minutave e provoi edhe Fernando, pa mundur të befasonte portierin e Laçit. E megjithatë Selmani, në miunutën e 23’ nuk mund të bënte asgjë përballë Paulauskas. Kundërsulm perfekt i Egnatias me sulmuesin që e kaloi topin mbi portierin, për golin e avantazhit. Pasivi mund të ishte edhe më keq në pushim, por goli i Kasës u anulua për pozicion jashtë loje.

DËSHPËRIMI I MEZANIT

“Nuk funksionoi asgjë – tha tekniku i Laçit Mezani -. Nuk prodhuam lojë, repartet nuk funksionuan, mesfusha nuk mori përgjegjësi në ndërtimin e lojës. Nuk mundemi të pësojmë dhe më pas të fitojmë. Sot nuk arritëm as të barazojmë. Deri diku kishim arritur të rregullonim diçka në grintë. Por sot treguam të kundërtën. Nuk na falet, duhet të kishim bërë më të mirën për të vazhduar vazhdimësinë”.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet patën mundësi të shënonin por asnjëra nuk arriti ta bënte. Episodi më i rëndësishëm ishte pretendimi për penallti i vendasve. Arbitri, pas rishikimit të pamjeve në VAR, vendosi të vazhdonte lojën. “Jemi shumë të kënaqur për këtë rezultat – nisi Tetova -. Falënderoj çunat, sidomos në pjesën e parë dhe një fragment në të dytën për interpretimin, pas ndërrimit të skemës. 5 ndeshje pa fituar, rezultatet ndikojnë te lojtarët. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë duke bllokuar pikat e pasimit të Laçit dhe ia arritëm qëllimit”. Kështu Egnatia ngjtet në vendin e 4 me 30 pikë. Ndërsa Laçi pozicionohet në vendin 6 me 29 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *