• |
ide | kryesore

Raporti/ 824 ushtarë rusë vdesin çdo ditë në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rusë



Ky muaj shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të ushtarëve rusë që po humbin jetën në Ukrainë në krahësim me nisjen e pushtimit. Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase thuhet se 824 ushtarë rusë kanë vdekur çdo ditë gjatë muajit shkurt.

Shifrat u dhanë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Shifrat nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura, por Britania e Madhe thotë se tendencat janë “me gjasë të sakta”. Rritja vjen pasi zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka nisur një “ofensivë të madhe”. Megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov tha se Rusia po përballet me “probleme të mëdha” gjatë kësaj ofensive.

“Trupat tona po e zmbrapsin [ofensivën] shumë fuqishëm. Ofensiva që ata planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata imagjinuan” – tha Danilov. Javën e kaluar, ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se po prisnin një ofensivë të re ruse rreth 24 shkurtit, përvjetorin e pushtimit në shkallë të plotë. Luftimet më të ashpra kanë qenë rreth qytetit të Bakhmutit në lindje të vendit.

Të dielën, kreu i forcave mercenare ruse Wagner tha se grupi kishte pushtuar një vendbanim pranë qytetit të shkatërruar. Yevgeny Prigozhin shkroi në Telegram: “Sot, vendbanimi i Krasna Hora u mor nga detashmentet e sulmit të PMC Wagner”.
Prigozhin i dha meritat grupit të tij për ofensivën ndaj Bakhmutit, duke minimizuar rolin e ushtrisë ruse. Deklarata lë të kuptohet për tensione të larta mes ushtrisë ruse dhe grupimit Wagner.

Kur qyteti ukrainas i Soledar u pushtua në janar, Prigozhin pretendoi se luftëtarët e tij kishin kontrollin e plotë atje dhe mburrej se vetëm trupat e tij morën pjesë në sulm, një pretendim që ministria ruse e mbrojtjes e vuri në dyshim.

Rëndësia strategjike e Bakhmutit është vënë në pikëpyetje, por luftimet e zgjatura e kanë kthyer atë në një moment simbolik. Sipas të dhënave të Ukrainës, të mbështetura edhe nga Britania e Madhe, 824 humbje jete në radhët e rusëve në ditë është 4 herë më shumë se shkalla e raportuar në qershor dhe korrik, kur rreth 172 ushtarë rusë vdisnin çdo ditë.

Ushtria ukrainase pretendon për 137 780 vdekje të ushtarëve rusë që nga fillimi i pushtimit. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje se rritja e fundit mund të jetë për shkak të “një sërë faktorësh, duke përfshirë mungesën e personelit të trajnuar, koordinimin dhe burimet në të gjithë frontin”.

Forcat ruse kanë bërë pak përparim në Ukrainë që nga tërheqja e tyre nga qyteti i madh jugor Kherson nëntorin e kaluar. Muajin e kaluar ata pushtuan qytetin Soledar në veri të Bakhmutit pas një beteje intensive. Kapja e Bakhmutit mund t’u mundësojë forcave ruse të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha si Kramatorsk dhe Slovyansk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të shpejtojnë dërgimin e armatimit të rëndë në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë ofensivën e Rusisë. SHBA ranë dakord javën e kaluar për të dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi që do t’i mundësonin Ukrainës të dyfishonte rrezen e sulmit. Por presidenti Zelensky dëshiron që Perëndimi të dërgojë edhe avionë luftarakë në ndihmë të forcave ukrainase, por perëndimi heziton për një gjë të tillë. ©LAPSI.al

Control map of eastern Ukraine



16 Comments

  1. Beso britaniket! Cfare prisni te thone, qe dyfishi jane ushtare ukrainas?!

    Sido qe ta vertisin, me/pa prapagande, e sigurte eshte qe vriten njerez.

  2. 824 apo 931??

    Ca jane keto shifra si me shti fall

    Lufte guerrile po behet ska lufte frontale ukrainasit mbrojne me grupe te vogla drone tanke 10 veta, ose ne transhe qe do te thote lufte e zgjatur dhe shume viktima dhe shkaterrim. Lufte pa kuptim

    me satelite drone e gjithcka nga vendet e usa e be dhe rusi me ushtrine e tyre duke pershtatur luftes kacake.

    Ukraina ka 1 vit qe ka bere mobilizim total sdel dot asnje mashkull nga ukraina 15 deri 70 vjec. Ukraina duhej te ishte dorezu qe vjet kur rusi shkoi ne kiev .tani po asgjesohet shkaterrohet cdo gje nga lindja e ukraines deri ne kiev ose deri kur ti heqe suportin amerika ukraines. Ukraina sfiton dot.
    Njerezit po vriten per te dobesuar kompetitorin strategjik rusine.
    Do mbarojne dhe ata te shkrete qe cohen me zor ne front. Me ca do luftoje. vrasje me paramendim

    1. rrotë kari, rusia muzhike ka mbaru, ti idiot akoma thu si gomari kur e hante ujku:ishalla jam në ëndër

  3. Nuk fitohet lufta me propagande dhe genjeshtra pasi fakte flasin ndryshe. Presidenti i tyre vazhdon udhetimet nepr Europe dhe shown mediatik nderkohe qe njerezit e shkrete po vriten per interesa globalistesh. Sipas informacioneve qe qarkullojne ne rrjete sociale e deri tani jane vrare mbi 157 mije ushtare ukrainas, 17230 rob, 234 mije te plagosur, si dhe 234 trajnues ushtarak nga vendet e NATOs dhe 2500ushtar nga keto vende si dhe 5360 mercenare per te mos fol per demet llogjistike

    1. O i pa emër 22:04 nga i ke dëgjuar këto përralla.Ai ndjek këto nga kanalet ruse që bëjnë propagandë deri sa thonë që do shkojnë në Portugali!!!Rusia është një shtet i kalbur nga korrupsioni dhe fati i këtij shteti terrorist është tashmë shkruar.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          o idiot, ato që ndigjon gjithë bota e qytetëruar

      1. kur te dalesh nga fustani i sorros bythqirit do te kuptosh si eshte e verteta
        vazhdo me cnn bbc france24 fox etj

  4. O Gimi bbythqimi jo me larg se para nje jave ne parlamentin gjerman u raportua nga sherbimet sekrete per humbje ne qindra vete ne dite te ushtareve ukrainas. Sme plas trapi as per rusin e as per ukrainasit pasi jane e njejta rrace me emra te ndryshem por faktet jane fakte. Ti beso ate qe mendon ti se eshte e vertete. Vetem ndonje tarrallak si ty e konsideron Rusine shtet te kalbur kur e gjithe bota e ka njohur dhe njeh si numrin dy ne bote pas Amerikes

  5. Propaganda amerikane ne cdo lufte ka genjyer si dreqi, ne kore, ne vietnam, ne irak, ne libi, ne siri, ne afganistan. Edhe gazetaret amerikane u habiten nga ky lajm e nuk dinin se kush ishte burimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *