• |
ide | kryesore

Trazira në Turqi pas tërmetit, mbi 98 persona të arrestuar për plaçkitje

-Instant, Arkiva, Planet
OKB



Të paktën 98 persona u arrestuan të shtunën nga forcat e sigurisë në Turqi lidhur me plaçkitjen e ndërtesave të dëmtuara, grabitjen ose mashtrimin e të prekurve nga tërmeti i së hënës.

CNN raporton se gjatë operacioneve për arrestimin e tyre u sekuestruan gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, 11,000 dollarë dhe 70,000 lira turke (rreth 3,700 dollarë) CASH.

Dy persona të tjerë u arrestuan pasi duke mashtruar se ishin pjesë e ekipeve të ndihmës, tentuan të grabisnin gjashtë kamionë me ushqime për viktimat e tërmetit në provincën Hatay.

Të dyshuarit ijanë arrestuar në të paktën tetë provinca duke përfshirë Kahramanmaras, Hatay, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Adana, Gaziantep dhe Sanliurfa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *