• |
ide | kryesore

Video/ Juventusit i anulohet dyfishimi, Fiorentinës barazimi në shtesë: Rabiot i jep fitoren Allegrit

-Instant, Sport, Video
Rabiot



Juventus mposhti 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 të Serie A. Bardhezinjtë u ngjitën në kuotën e 29 pikëve në renditje, duke iu afruar vendit të shtatë të Torinos dhe Udineses. Ndeshja në Stadium u vendos me një goditje me kokë të Rabiot, pas një asisti të shkëlqyer të Di Maria në minutën e 34′. Në pjesën e dytë VAR anuloi golin e dyfishimi të Vlahovic për një milimetër jashtë loje. Pastaj në shtesë atë të Castrovilli, për një pozicion jashtë loje të Ranieri në fillim të aksionit. Rezultati përfundimtar nuk ndryshoi dhe për Fiorentinën vjen humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Lexo më tej: Juventus, shkurtimi prej 70 milionë euro i kërkuar nga Elkann: 5 lojtarë do largohen nga klubi në fund të sezonit

Një tjetër hap përpara për t’u larguar nga fundi i renditjes dhe për të synuar skuadrat përpara. Ekzaktësisht si kërkoi Allegri në vigjilje të sfidës. Pikët e fituara në fushë janë 44, që do ta vendosnin Juventusin të vetëm në vendin e dytë. Por realiteti i momentit kërkon që bardhezinjtë të mendojnë hap pas hapi. Vendosi goli i Rabiot e, pavarësisht drithërimave të fundit, ka shenja pozitive. Juventus demonstroi krenari dhe unitet e mbajti portën të paprekur për ndeshjen e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Tani bardhezinjtë presin me padurim play-off kundër Nantes të enjten. Për Fiorentinën, pavarësisht një paraqitjeje të mirë në përgjithësi, një tjetër mbrëmje e shkuar keq, përballë një renditjeje vërtet të zymtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *