• |
ide | kryesore

Donald Trump kritikon Rihanna për shfaqjen e saj: Dështim

Paparazzi, Slider



Ish-presidenti Donald Trump ka kritikuar së fundmi Rihannan për shfaqjen e saj të Super Bowl. “DËSHTIM EPIK: Rihanna dha, pa diskutim, shfaqjen e vetme më të keqe të pjesës së parë në historinë e Super Bowl”, shkroi Trump në Truth Social.

Në postim, Trump akuzoi këngëtaren për përdorimin e gjuhës “të turpshme dhe fyese”, ndoshta në lidhje me incidentin e vitit 2020, në të cilin Rihanna u pa duke pozuar përpara një instalacioni artistik të pikturuar. Pjesa qendrore e instalimit ishte një makinë që kishte fjalët “Fuck Trump” të pikturuar mbi të.

Ish presidenti kritikoi gjithashtu zgjedhjet e modës së Rihanna-s në Super Bowl, duke shkruar: “Gjithashtu edhe stili i saj!” Kjo është hera e dytë brenda një jave që Trump e ofendon artisten. Në një postim në Truth Social,, Trump tha se ajo nuk do të ishte “asgjë ” pa stilisten e saj. ” Ajo nuk ka “ASNJË TALENT!”

Rihanna performoi një përzierje prej 12 këngësh në Super Bowl, duke përfshirë “Umbrella”, “Diamonds” dhe “All of the Lights”. Gjatë setit të saj 13 minuta e gjysmë, ajo tregoi barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me A$AP Rocky. Publicistja e saj konfirmoi  gjithashtu shtatzëninë për The Hollywood Reporter./Lapsi.al

 



1 Comment

  1. Kta bythzite e amerikes nuk u ngopen kurre zgjebsat duke u pasuruar pa bere as punen me te vogel por vetem duke bere rolin e viktimes. FUCK Rihana, that piece of SHIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *