• |
ide | kryesore

Nisin shoqërimet pas shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë, mes tyre djali i pronarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas shpërthimit me tritol të hotelit “Bizant”-i në Sarandë policia ka nisur shoqërimet e para. Ndër personat e shoqëruar është edhe djali i një prej pronarëve Spiro Çabiri. Këtij të fundit autoritetet i kanë bllokuar edhe makinën. Ndërkohë të tjerë shtetas të arrestuar janë familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit.

Mësohet se sipas vendimit të gjykatës, 90% e hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe 5% dy pronarëve të tjerë, njëri prej tyre edhe Çabiri. Ndërkaq, shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:54.



3 Comments

  1. Atje ku kercet tritoli, shkaku eshte Drejtesia, Prokuroria dhe Policia, Gjykatat dhe korrupsioni…

    Ky eshte thelbi i asaj qe ndodhi ne Sarande, ku dy ortaket pronare ishin ne gjykate prej 20 vitesh, por drama eshte e qytetareve fqinje me hotelin qe hodh ne ere pa llogaritur asgje.

    Kush mban pergjegjesi per shtepite e demtuara per shkak te ketij akti dhe kush demshperblen te demtuarit?

    Askushi, si ne cdo ngjarje te tille…

    Cdo dite po deshmon se shqiptaret jetojne ne pasigurine per pronen, por edhe jeten, sepse shteti nuk po funksionon normalisht ne asnje fushe te jetes se tyre, ne asnje prej shtyllave qe i duhen per te qendruar ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *