• |
ide | kryesore

Rihanna, nënë për herë të dytë

Paparazzi, Slider



Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të dytë, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Hollywood Reporter.

Lajmi vjen vetëm pasi këngëtarja ndezi thashethemet për shtatzëninë gjatë shfaqjes së saj të pjesës së parë të Super Bowl LVII ndërsa kishte veshur një jumpsuit të kuq. Ky do të jetë fëmija i dytë për Rihannën dhe të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky.Çifti, i cili filloi lidhjen në fund të vitit 2020, tashmë ka një djalë 8-muajsh, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

Babai i themelueses së Fenty Beauty, Ronald Fenty, i tha Page Six javën e kaluar se vajza e tij “e do” mëmësinë. “Ajo është një nënë shumë  mbrojtëse,” tha ai .Ronald gjithashtu  zbuloi se Rihanna kishte kaluar nëpër “disa emra” për djalin e saj përpara se të zgjidhte një. “Do më vrasë nëse ju them!” bëri shaka ai.

Artistja nga ana tjetër  tha në një konferencë shtypi para “Super Bowl” javën e kaluar se që kur u bë nënë, ajo ndjehet sikur “mund të përballet me botën”. “Kur mora për herë të parë ftesën për ta bërë sërish këtë vit, thashë me vete; ‘Je e sigurt?  Mund të pendohem për këtë”, kujtoi ajo. “Por kur bëhesh nënë, ka diçka që ndodh. Ndihesh sikur mund të përballesh me botën. Mund të bësh gjithçka. Dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *