• |
ide | kryesore

Arrestohet në Greqi “skifteri” shqiptar i makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë



Një burrë nga Shqipëria është arrestuar së fundmi nga autoritetet greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi dyshohet se është përgjegjës për disa vjedhje në disa automjete të zonës.

Sipas mediave helene bëhet fjalë për një 50-vjeçar që ka kryer 9 grabitje në zonë në një hark kohor prej 4 muajsh, duke nisur nga 24 tetori i vitit të kaluar.

Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave, të cilat po ashtu i ka dëmtuar gjatë vjedhjeve.

Sakaq, ai u vu në pranga nga policia vendase të cilët po ashtu zbuluan mjetet e tij të vjedhjes, ku përfshihen një kapuç, doreza dhe një elektrik dore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *