• |
ide | kryesore

Liderët e BE-së takohen sot në Bruksel, fokusi sanksionet e reja kundër Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar sanksionet e reja kundër Rusisë, të cilat pritet të synojnë politikanët, ushtrinë dhe katër banka të tjera ruse, përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne do të vendosim sanksione kundër një numri politikanësh dhe krerësh të ushtrisë,” tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen javën e kaluar, pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne do të synojmë presidentin rus Vladimir, propagandistët e Putinit sepse gënjeshtrat e tyre po helmojnë sferën publike në Rusi dhe jashtë saj,” shtoi ajo.

“Paketa do të përfshijë ndalime shtesë për eksportet, me vlerë më shumë se 10 miliardë euro. Në këtë mënyrë, makineria ushtarake ruse do të privohet nga edhe më shumë burime dhe ne do të vazhdojmë të tundim themelet e ekonomisë ruse”, vuri në dukje von de Leyen.

Komisioni ka propozuar që atëherë që vendet e BE-së të sanksionojnë katër banka të tjera ruse, duke përfshirë Alfa-Bank, Tinkoff dhe Rosbank, nga sistemi global SËIFT, sipas dy burimeve europiane.

Së bashku me listën e sanksioneve do të përfshihen qarqet elektronike, kamerat termike, automjetet e rënda si dhe alumini dhe çeliku që përdoren në ndërtime dhe makineri që përdoren për qëllime industriale apo ndërtimore.

Një masë tjetër në diskutim është përfshirja në listën e sanksioneve të atyre që janë të përfshirë në prodhimin e dronëve iranianë të përdorur në luftën në Ukrainë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *