• |
ide | kryesore

Tiranë/ Ngujoi për 6 vite familjen e tij, ekstremisti fetar lirohet nga qelia!

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Xherxh Laçin, i cili u arrestua pasi mbante familjen te ngujuar. Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur masën ‘mjekim i detyrushëm në spital’ për të.

Xherxh Laçi mbante të mbyllur dhe dhunonte, prej 6 vitesh me radhë, gruan dhe dy fëmijët e saj të mitur. Dy fëmijët, 15 dhe 17 vjeç, as mund të shkonin në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët. Pasi kishin mbaruar shkollën 9-vjeçare, 50-vjeçari u kishte ndaluar atyre të vazhdonin gjimnazin. Po ashtu, 50-vjeçari e mbante bashkëshorten të ngujuar në shtëpi duke e kërcënuar me thikë, e madje ushtronte edhe dhunë fizike, shpesh duke përdorur edhe shkopinj druri. Familja ishte ngujuar në zemër të kryeqytetit, në zonën e 5 Majit në Tiranë. Mendohet se edhe të afërmit e fqinjët ishin në dijeni të ngujimit, por askush prej tyre nuk ka reaguar.



1 Comment

  1. Krimi brenda familjes per motivé te ndryshme eshte rritur ne permasa te paimgjinushme, per shkak te denimeve te buta per autoret e tyre.

    Por burgosja e familjes per 6 vite nga nje islamist, ndoshta ishte rasti me flagrant per ta ndeshkuar autorin me ligjet e antiterrorizmit, sepse ne fakt eshte terror edhe ndaj femijeve dhe shembulli me i keq i nje prindi qe rrit qytetaret e se nesermes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *