• |
ide | kryesore

3 burra qëllojnë me grushta dhe i hedhin sprajt në fytyrë një gruaje në Pogradec, arrestohet njëri

Arkiva



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Mësohet se tre burra kanë qëlluar me grushte një grua dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë. Në pranga ka përfunduar njëri prej tyre, shtetasi Gledis Dikollari. Ndërkaq dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

E dëmtuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç,pasi në lagjen nr. 2, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *