• |
ide | kryesore

Tensione në protestën e Bërxullës/ Të moshuarat bllokojnë rrugën e shtrihen në asfalt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tensione në protestën e banorëve të Bërxullës.

Siç e kishin paralajmëruar, disa prej protestueseve të moshuara kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

Sakaq, edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët e tyre u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzimin e tyre.

Kujtojmë se prej 4 muajsh banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtie për projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë kompensim në bazë të vlerës së tregut. Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *