• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola në dy minuta, Barcelona thyen Cadiz: dy gola të anuluar e dy shtylla për miqtë e pafat

-Instant, Sport, Video
Cadiz



Në La Liga vazhdon marshimi i Barcelonës, duke mposhtur 2-0 Cadiz. Një thyerje e tersit, duke qenë se vitet e fundit ata kishin qenë macja e tyre e zezë. Cadiz duhet të dorëzohet në fund ndaj rezultatit 2-0, duke lejuar Barçën të arrijë në 59 pikë. Blaugrana kthehen +8 ndaj Real Madrid në krye të renditjes. Verdheblutë mbeten të katërtt nga fundi me 22 pikë, +2 ndaj Valencias (20), që do të luajnë nesër kundër Getafes (19).

Blaugranat, pavarësisht mungesës së të dëmtuarit Pedri, mbajtën zotërimin e topit që në fillim. Meritë e të besuarve të Xavi, ndaj një skuadre të vështirë, që di të bëjë kundërshtarët të luajnë keq. Pa harruar se Cadiz ka një nga portierët më të mirë në La Liga. Në fakt, miqtë i vunë katalanasit në vështirësi dhe goli i Roger Marti u anulua në minutën e 19′ për pozicion jashtë loje. Edhe Fali pati shansin e tij, ndërsa zotërimi i topit të Barcelonës nuk çoi në raste konkrete. Sfida u zhbllokua vetëm dy minuta nga mbyllja e pjesës së parë me Sergi Roberto. Ai e pati të lehtë të shtynte në rrjetë, topin e devijuar nga Iza në goditjen e Lewandowski. Në shtesë pastaj, Lewa vulosi suksesin me golin e dytë. Një asist i dhënë nga Sergi Roberto, me shiritin e kapitenit, që polaku e shfrytëzoi si duhet.

Në pjesën e dytë, Lewandowski iu afrua menjëherë dygolëshit personal, por u ndal nga traversa. Megjithatë, Cadiz ishte ende i gjallë dhe një gol i Roger Martí anulohet sërish në minutën e 58′, këtë herë për faull të Fali ndaj ter Stegen. Portieri gjerman evitoi golin e Chris Ramos më pas, me miqtë që goditën dy shtyllat në fund të takimit.

LaLiga Santander Spain

Elche 0-1 Espanyol
Rayo Vallecano 1-1 Sevilla
Atletico Madrid 1-0 Athletic Bilbao
Barcelona 2-0 Cadiz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *