• |
ide | kryesore

Biden: Amerikanët dhe bota janë me Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Duke folur së bashku me Volodymyr Zelenskiy në Pallatin Mariinsky, Joe Biden kujtoi frikën gati një vit më parë se forcat pushtuese të Rusisë mund të merrnin në kontroll kryeqytetin ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë. Ukraina po ia del. Demokracia po reziston. Amerikanët dhe bota janë me ju,” tha ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi se “lufta brutale dhe e padrejtë” është larg fitores dhe se do të ketë “ditë, javë dhe vite shumë të vështira përpara”. Por “lufta pushtuese e Vladimir Putinit po dështon”, tha presidenti amerikan.

Ai tha se lideri rus priste që bota të mos ishte e bashkuar por ai thjesht ka gabuar. Një vit më vonë, provat janë pikërisht këtu në këtë dhomë. Ne jemi këtu së bashku.

Biden premtoi mbështetje afatgjatë për Ukrainën, duke thënë se “liria është e paçmuar.

“Ia vlen të luftosh për aq kohë sa duhet. Dhe kështu do të jemi me ju”, përfundoi presidenti amerikan.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *