• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg 77-vjeçarin që vrau djalin e dehur me çekiç në Maliq

-Instant, Lajme, Të fundit



77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50-vjeçar me çekiç në Maliq u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë. Autori u shfaq në gjyq me kokën ulur poshtë tavolinës, në gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë. Pas një konflikti me të atin, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi ka dashur ta hedhë atë në pusin e ujit në oborr. Për pasojë 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me një çekiç që e përdorte për të thyer gurë. Për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin e Korçës./Opinion.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *