• |
ide | kryesore

Porti i Durrësit/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false, arrestohet 36-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në portin e Durrësit. Ata janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Të arrestuarit janë 36-vjeçari me iniciale L. M. dhe personi i cili i ka dhënë dokumentat false 55-vjeçari me iniciale R. B. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” për 36-vjeçarin dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” e “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për bashkëpunëtorin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *