• |
ide | kryesore

Dhunuan në kufi ish-këshilltarin e Berishës dhe Metës, arrestohen dy policët në Mal të Zi (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale ku dhunohet kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo në kufirin malazez, janë arrestuar dy prej policëve të cilët u përfshinë në këtë ngjarje.

Sipas mediave vendase, në pranga janë vendosur efektivët Nikola Boljevic dhe Dragan Scekic.

Ngjarja ndodhi më 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit. Por vetëm një muaj më pas, në rrjete sociale është publikuar videoja ku shihen efektivët e policisë që dhunojnë Petraq Milon.

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet Petraq Milo u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina ekspertin e ekonomisë.



5 Comments

  1. Veprimi i policeve eshte i denueshem dhe mese duket po i bejne shembull
    Nderkohe nuk kam degjuar asnje koment mbi ngjarjen nga profesori? Nese eshte futur pa rradhe sic bejne ca laca ne kufi apo me keq eshte sjellur me arrogance eshte veprim i denueshem sa ai i policise malazeze.

    1. penalizimi me gjobe eshte per keto gjera, pra per shkelje. Dhuna kunder njeriut , ne cdo shkalle eshte e denueshme, kur nuk kupton diferencen eshte idiot primitiv..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *